Aulon Kalaja: Në politikë ka dy tipe njerëzish, burri dhe fëmija, ku burri hyn për të dhënë, ndërsa fëmija për të marrë

Aulon Kalaja: Në politikë ka dy tipe njerëzish, burri dhe fëmija, ku burri hyn për të dhënë, ndërsa fëmija për të marrë

10:25, 19/01/2021
A+ Aa A-

Sipas te dhënave nga ‘Birn’ pasuria vjetore e ish-kabinetit qeveritar dhe ministrave aktual nga viti 2013 -2018 tregojnë që 67% e tyre nuk justifikojnë rritjen e pasurisë së tyre.

Për të diskutuar dhe hedhur dritë mbi këtë problem ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri TV ‘Kafe Shqeto’,  gazetari Aulon Kalaja, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Azmi Stringa.

Gazetari Kalaja u shpreh se që në politikë futen 2 lloj personash, burri dhe fëmija, ku burri futet për të dhënë, ndërsa fëmija për të marrë. Rilindja në këtë aspekt është treguar foshnje, dhe nuk është suprizë që 2/3 e ministrave nuk e kalojnë testin e pasurisë.

“Atyre të gjithëve shtëpitë ja blen gruaja, dasmat ja organizon mami, punët ja bën gruaja  dhe topi I ping-ponit ka mbetur në fushën e gruas, gjë që është e pa ndershme si nga ana familjarë por edhe e drejtimi të qytetarëve

“Fakti I tretë është që ‘rilindistët’ e kanë tejkaluar konceptin e mitmarrjes dhe as korrupsion nuk mund ta cilësoj sepse është një term komunar ose komunist, ky është një krim I organizuar ekonomik që këta e kanë futur në sistem, pra vjen në mënyrë të gravitacionale që do të thotë që çdo e keqe që vjen në pushtet tërheq të këqijat e shoqërisë.”

Ditëtë e fundit skandalet nuk kanë të sosur mbi qeverinë,raporti i fundit i 'Birn', ku vendi ishte i përmbytur, përfaqësuesit e qeverisë ishin duke ngrëne në një nga restorantet më të shtrenjta të botës, i pyetur sesi e perceptojnë qytetarët këtë, Kalaja u shpreh se:

“Ky ishte skandali I radhës sepse përpara tyre përjetuam darkën luksoze që në fakt tregon më shumë jetën normale që bëjnë, madje udhëtojnë edhe me avion çarter.

“Populli për këta nuk ekziston më, sepse I shohin me neveri dhe I kanë lënë në harresë ndërkohë që Shqipëria gjendej nën pushtetin e ujit, qeveria po darkonte në restorantet super të shtrenjtë me çmime fantastiko-shkencore, kjo na rikujton vitin 2004 ku shqiptarët po fundoseshin në det ndërsa kryeministri I kohës, Nano dëfrehej në buzukun grek.

Në mbyllje Kalaja rikujtoj nevojën themelore që ka një shtet, Parlamentarizmin, ku në Shqipëri për momentin është një gangrenë e madhe sepse në parlament nuk ka më deputet por renegatë që votojnë  me urdhra nga lart në kompesim të larjes së borxheve personale që ata kanë, shpresoj që parlamenti në Shqipëri ti rikthehet funksionimit normal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 19/01/2021 12:54

Ahmetaj eshte kryehajduti i Rames.Dhe kur ben si specialist apo llogaritar ky kokerr i paafti.E rropen Shqiperine e sakatuan

Vendi yne 19/01/2021 12:50

Ne asnje vend te botes nuk ka ministri rindertimi.Rama ka tallur menderen me Shqiperine dhe Shqipetaret.

Shto koment

Denonco