Meta iu fut një kunj nga Vlora, gazetarëve 'profesionistë' në Tiranë!

Meta iu fut një kunj nga Vlora, gazetarëve 'profesionistë' në Tiranë!

10:52, 19/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti, Ilir Meta, prej dy ditësh ndodhet në Vlorë ku në fshatin Selenicë ka mbajtur edhe një takim me gazetarët lokalë, me të cilët ka folur për çështjen e anulimit të fondeve për rrugën aty dhe probleme të tjera të aktualitetit politik.

Këtë mëngjes ai ka shpërndarë në faqen e tij në FB, një fotografi me gazetarët e Vlorës dhe në tekstin që e shoqëron ka hedhur edhe një kunj, për “profesionistët” e Tiranës.

Kush tha, që gazetaria e mirë bëhet vetëm në Tiranë?!

Në Vlorë ka sot një brez të ri gazetarësh kurajozë, që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre, në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik. Shembull, që duhet ndjekur madje dhe nga disa “profesionistë” në Tiranë. I lumtur të takohesha e të bisedoja me ta, në veçanti për problemet, që mundojnë sot Vlorën dhe vendin tone”, është teksti-kunj që shoqëron fotografinë e presidentit, me gazetarët lokalë në Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 19/01/2021 11:48

Ke shume kohe ne qeveri dhe politike.Pse nuk e bere ti me rruge Selenicen?Pse nuk bere ti dicka te mire per Shqiperine?Po e kane fajin ata banoret aty qe akoma genjehen si majmuni me oriz.

Shto koment

Denonco