Shifrat dramatike/ Pandemia falimentoi 9 mijë biznese

Shifrat dramatike/ Pandemia falimentoi 9 mijë biznese

16:54, 18/01/2021
A+ Aa A-

Mbi 9 mijë sipërmarrje biznesi nuk arritën të mbijetojnë në treg në vitin 2020 për shkak të pandemisë Covid-19. Lista e tatimeve tregon se kriza goditi biznesin e vogël, atë turistik, por edhe 4 tatimpagues të mëdhenj.

Pas muajit mars 2020, mbyllja e vendit për shkak të pandemisë Covid-19 vendosi në vështirësi mijëra qytetarë e biznese, puna dhe aktiviteti i të cilëve u pezulluan. Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së virusit, krijuan kosto të mëdha në zinxhirin ekonomik.

Me mbylljen e vitit, tashmë ka edhe një pasqyrë më të qartë të sipërmarrjeve që ulën qepenin. 9138 është numri i atyre që kaluan në status pasiv, në të gjithë vendin, nga të cilët 7370 në 10-mujorin mars-dhjetor.

Mungesa  e xhiros, paketat që ofroi qeveria dhe qiratë, e thyen rezistencën e këtyre aktiviteteve, shumica e të cilave të vogla dhe të mesme. Sa i përket rajoneve, Tirana kryeson me mbi 3500 subjekte, të tilla si bare, butikë apo mini-markete, por një valë e madhe mbylljesh vihen re edhe në zonat bregdetare, si Durrësi, Vlora, e Saranda./euronews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco