Skandali/ Beketi vazhdon konfiskimet, komplikohet situata në Holandë

Skandali/ Beketi vazhdon konfiskimet, komplikohet situata në Holandë

13:16, 18/01/2021
A+ Aa A-

Biznesmeni italian, Françesko Beketi vazhdon konfiskimet e pasurive të shqiptarëve nëpër Europë, pasi qeveria shqiptare refuzon që të paguajë gjobën prej mbi 100 milionë euro që ka marrë në arbitrazhin e Bankës Botërore.

Çështja e konfiskimeve ka mbërritur në Holandë, ku historia është komplikuar ndjeshëm.

Sipas gazetës së njohur financiare në këtë vend, FD, shteti holandez ka përfunduar duke u implikuar në çështjen delikate të shpronësimit të një stacioni televiziv në Shqipëri.

Çfarë ka ndodhur?

Beketi ka kërkuar në gjykatë të konfiskojë pagesat që kompania gjigante holandeze, Shell, i bën Shqipërisë. Kjo kompani ka marrë kontrata koncesionare për kërkim nafte në Shqipëri.

Këtu ka vendosur të ndërhyjë shteti holandez.

Pra në mënyrë indirekte, Holanda po mbron shtetin shqiptar, shkruan gazeta.

Ministria e Drejtësisë në Holandë ka thënë se Holanda ka një detyrim bazuar në ligjin ndërkombëtar që të dalë në mbrojtje të kompanive. Në parim, nuk mund të sekuestrohen fonde nga kompanitë nëse paratë kanë një qëllim publik.

“Çështja bie shumë në sy për shkak se Holanda ka një marrëdhënie të ndjeshme me Shqipërinë, e cila po përpiqet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian që prej vitit 2009. Danimarka, Holanda dhe Franca i vunë veton negociatave në vitin 2019.

Shqipëria ka një reputacion të keq për një sistem gjyqësor të pafuqishëm, korrupsion dhe probleme me lirinë e medies. Vendi është gjithashtu shpesh në lajme për përfshirjen e tij në krimin ndërkombëtar të drogës në shkallë të gjerë. Konfiskimi i Agon TV në Shqipëri në vitin 2015 ishte i lidhur me mungesën e lirisë së shtypit në Shqipëri. Kanali ishte shumë kritik në raportimet e tij ndaj qeverisë”, shkruan gazeta.

Sipas saj, biznesmeni italian është detyruar që të dalë nëpër Evropë duke kërkuar sekuestrimin e pasurive shqiptare, pasi shteti shqiptar nuk pranoi të paguante gjobën.

Gjyqe për pasuritë shqiptare po zhvillohen në Austri dhe Belgjikë. Për shembull, në Belgjikë ai ka konfiskuar paratë e Shqipërisë në kompaninë e madhe të kontrollit ajror, Eurocontrol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 20/01/2021 11:51

Del nje kompani plerash me emerin Bythplepi dhe na merr asetet shteterote.A e kuptoni o popull qe nuk kemi shtet????

labi18/01/2021 17:55

Te gjitha kostot e gjyqet e humbura duhet ti vihen ne ngarkim ketij idioti qe quhet Rama. Ai ka shperdoruar poziten e vendit te punes ne menyren me katastrofike. Meriton nje denim ekstrem

Shto koment

Denonco