Pensionisti: 5 milionë lekë borxh për të kaluar COVID! Asnjë paracetamol nga shteti

Pensionisti: 5 milionë lekë borxh për të kaluar COVID! Asnjë paracetamol nga shteti

11:54, 18/01/2021
A+ Aa A-

Çifti i pensionistëve Hazbie e Qazim Noka i ka rrëfyer ish-deputetes së PD-së, Orjola Pampuri, vështirësitë e luftës me virusin. Asnjë ndihmë nga shteti, ishte thelbi i gjithë asaj që treguan me zë dhe figurë.

Qazim Noka është një pensionist nga Tirana, që përballjen me COVID-19 e ka përjetuar me vështirësi të mëdha. Ai merr vetëm 80 mijë lekë të vjetra, dhe jetesën e siguron vetëm me pensionin e vet dhe të bashkëshortes, që merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra.

Gjatë bisedës me ish-deputeten Orjola Pampuri, Qazimi tregon se si është detyruar të marrë borxh për vizitat dhe kurën e COVID-19. E gjithë kura ka kushtuar rreth 5 mijë euro, para të cilat i ka marrë borxh, pasi me pension nuk siguron dot as jetesën normale, ndërsa nga shteti s'ka marrë asnjë ndihmë.

Biseda e plotë e ish-deputetes Orjola Pampuri me qytetarin Qazim Noka:

Noka: Unë quhem Qazim Melaim Noka. Kam vuajtur një sëmundje prej tre muajsh. Krejt vizitat çfarë kanë qenë në fillim dhe mbarim, i kam bërë privatisht. Kemi marrë lekë borxh me gjithë palën. Njëri merr 70, tjetri 80 mijë lekë pension.

Pampuri: Ndërkohë sa ju kushtojnë ilaçet që keni marrë ju dhe për zonjën për COVID-in?

Noka: Me të thënë të drejtën ka shkuar te pesa e përpjetë.

Pampuri: Sa? Pesë?

Noka: 5 milionë lekë.

    Pampuri: Dhe ku i keni gjetur këto, ju thatë që i keni marrë borxh?

    Noka: Për Zotin borxh.

    Pampuri: Në të gjithë këtë shteti nuk ka qenë fare prezent që t’ju mbështesë si pensionist?

    Noka: Absolutisht, as edhe një paracetamol më të vogël nuk e kemi marrë prej shtetit.

    Pampuri: Ndërkohë që pensionet tuaja janë 70, 80...

    Noka: 85 merr plaka, 80 marr unë. Dhe kjo ka qenë krejt historia. Me oksigjen, me të tëra gjërat domethënë, është bërë shtëpia spital...

    Pampuri: Gjithçka e keni përballuar me lekët e juaja?

    Noka: Gjithmonë, deri tek një lekëshi. Me i pa është një thes. Shiko si janë.

    Pampuri: Një thes me analiza, që të gjitha kanë kushtuar një mal me lekë.

    Noka: Vallahi kanë kushtuar një mal me lekë. Të dy kemi qenë keq. Unë njëherë ja di Zotit, shyqyr që na ka falur jetën. Ilaçet jo, jo. Ilaçet i kemi borxh.

    Pampuri: Sot si keni larë akoma paratë që keni shpenzuar?

    Noka: Ku t’i marrim?!

    Noka: Absolutisht, absolutisht!

    Hazbie Noka: Nuk na dalin çaj me ble.

    Noka: Me një pension 70, 80, 150 mijë lekë. Çfarë do bëjmë ne me 150 mijë lekë?

    Pampuri: Nuk dilet për të ngrënë, jo më të përballosh ilaçet.

    Noka: Moj për çaj nuk del e për kafe. Kjo ka qenë krejt historia.

    Pampuri: Shyqyr që jeni mirë!

    Noka: Ju falënderoj shumë!

    Pampuri: Ju uroj shëndet dhe shyqyr që e kaluat këtë.

    Noka: Faleminderit shumë!

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Noni18/01/2021 16:39

    E pate me sy , e preket me dore , me parat e shpenzuara nga pensionet tallese qe ju jep kjo qeveri , e ndjete deri ne palce stermundim dhe injorimin nga ky shtet i kesaj qeverie prej banditesh hajdute . Pra , kjo eshte qeveria rilindase qe kerkon mandatin e 3- te , te cilet e Kane katandisur kete popull ne njerez te vdekur e te pavarrosur . A duhet perseri tu hapin voten me 25 prill??????

    Shto koment

    Denonco