Paniku i Ramës/ Qelbësira të të gjitha llojeve, bashkohuni për një mandat të tretë!

Paniku i Ramës/ Qelbësira të të gjitha llojeve, bashkohuni për një mandat të tretë!

11:17, 18/01/2021
A+ Aa A-

Mustafa Nano ende nuk e ka publikuar shkrimin me titull: “Qelbësira të të gjitha llojeve, bashkohuni për një mandat të tretë”.

Ka kohë që ta shkruajë, por pavarësisht nga kjo, Edi Rama, i është rikthyer strategjisë elektorale të zgjedhjeve 2013 mbi të njëjtën strategji.

Në vitin 2013 shumëkush brenda radhëve të “Rilindjes”, thirrjen ndaj “qelbësirave” për të rrëzuar Sali Berishën e përktheu thjesht në një bashkim me LSI-në, e cila deri në atë kohë ndante pushtet me PD-në.

Por e vërteta, siç u mësua edhe më pas kur nisi të funksionojë Ligji për Dekriminalizimin, ishte se për atë skemë që e solli në pushtet për herë të parë, Edi Rama u mbështet te  përfaqësuesit e krimit nga Jugu e veçanërisht në Veri të vendit, duke i futur në parlament dhe bërë kryetar bashkish.

Gjithashtu ai premtoi atëherë katapultime të krimit në administratën shtetërore, e cila tani pas 8 vitesh është kthyer në një çerdhe të të dënuarve jashtë vendit për trafik e vepra të tjera penale.

Pasi e rrëzuan Sali Berishën, “qelbësirat” prej 8 vitesh jo vetëm që janë në pushtet, por njëkohësisht kanë thelluar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm, këtë herë nën mbrojtjen e vetë shtetit.

Direkt apo nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në qeveri, parlament dhe administratë, krimi i shndërruar tashmë në biznes që pastron paratë nëpërmjet tenderimeve dhe punëve publike është thirrur sërish “nën armë”, me rastin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Këtë herë kërkohet ruajtja e statukuosë, por edhe po shantazhohen me dosjet e mëdha të shkeljeve dhe korrupsionit që kanë konsumuar, gati hapur.

Paralelisht me këtë kategori nëpërmjet Operacionit Forca e Ligjit (OFL) është mbyllur skedimi i të gjithë krimit në vend, duke i kërcënuar dhe shantazhuar pikërisht te pika më e dobët e tyre që është pasuria.

Ndaj nuk është më sekret, (të gjithë e dinë në çdo qytet të Shqipërisë), se paralel me shtabet elektorale të PS-së kanë nisur punë edhe shtabet elektorale të ngritur nga krimi me shpatë e OFL mbi kokë. 

Por nuk ndalet këtu fronti i “qelbësirave”, për një mandate të tretë.

Kohët e fundit, ka nisur një fushatë e paprecedentë e Edi Ramës personalisht dhe gjithë shtabit të tij për të rekrutuar në PS të ashtuquajturit të pakënaqurit nga LSI, me synimin e vetëm për të dobësuar frontin opozitar.

Figurat që po bashkohen, ose e kanë emrin në SPAK për afera gjigante si ajo e inceneratorëve, ose janë kapur nga Ligji i Dekriminalizimit, ose e kanë vjel në maksimum pushtetin në kohën e Berishës e të Ramës së parë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për rekrutimet në profil më të ulët në bazë.

Që morali politik nuk është në axhendën e Edi Ramës, këtë as që e diskuton më njeri. Por ky vrull dhe investim i madh që po bën për të ngritur një “Front qelbësirash” me renegatë të majtë e të djathtë, me kriminelë e të korruptuar, më shumë se për dëshirën për një mandate të tretë, tregon për frikën dhe panikun e tij për atë që do ti ndodh kur të mos jetë më në pushtet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco