Sot në orën 20:45, sondazhi i parë elektoral në Syri Televizion

Sot në orën 20:45, sondazhi i parë elektoral në Syri Televizion

11:07, 18/01/2021
A+ Aa A-

Sonte në orën 20.45, Syri Televizon transmeton sondazhin e parë paraelektoral për zgjedhjet e 25 prillit. Ky sondazh është realizuar nga kompania “Flame Tree Advisors” themeluar në 2018-ën në Kembrixh, e njohur tashmë për seriozitetin dhe saktësinë e anketimeve.

Kompania “Flame Tree Advisors”, e cila ka realizuar këtë sondazh, përbëhet nga profesionistë me një eksperiencë të gjatë në kompani internacionale sa i përket studimit të tregjeve dhe të dhënave dhe drejtohet nga Adlej Pici, një personazh me 20 vite eksperiencë nga të cilat 10 vite si drejtor menaxhimi i “GfK Albania”, kompani gjermane e certifikuar ndërkombëtarisht për sondazhe.

Për të pasur një rezultat të plotë e sa më të saktë, në këtë sondazh janë realizuar 4000 intervista ballë për ballë në familje, e jo në rrugë apo në mënyrë telefonike.

Të gjitha intervistat janë realizuar në muajt nëntor-dhjetor, ndërsa për rezultatin final është konkluduar këtë muaj.

Për të gjitha të dhënat e këtij sondazhi, na ndiqni sonte në 20.45 në Syri TV.

Në javët në vijim, sondazhi do të pasohet edhe nga anketime të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t18/01/2021 16:09

Çim Peka,lerini sondazhet,por nqs lul basha do vazhdoje te thote se une do jem km i ardhshem ,kur ai nuk i ka bashkuar te gjithe partite opozitare ne nje te vetme,me parullen te gjithe bashke kundra rame&rilindjes,mos ta rreje mendja se do fitoje.rama vetem keshtu mundet me vote.Siguria e tij se do jete ai km i ardhshem,atij do i dale prej hundesh,dhe neve do na lere per nje kohe te gjate nen korrupsionin e rilindjes.Nqs ai nuk eben kete bashkim ,do ja vertetoje edhe militantit me injorant se i ka genjyer e mashtruar deri tani.

Shto koment

Denonco