Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Tabaku: Në Tiranën e drejtuar nga Basha u ndërtuan 48 kopshte e shkolla

Tabaku: Në Tiranën e drejtuar nga Basha u ndërtuan 48 kopshte e shkolla

09:00, 18/01/2021
A+ Aa A-

Jorida Tabaku, ish-Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës në kohën kur institucioni drejtohej nga kreu demokrat Lulzim Basha, ka publikuar listën e investimeve në Tiranë, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Reagimi i fortë I Tabakut për “të gjithë sojin e propagandës dhe të lakejtë” ka ardhur pasi Veliaj në një takim elektoral në Rrogozhinë deklaroi para strukturave të PS-së se Basha nuk kreu asnjë investim në kohën kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës. Një listë e gjatë investimesh dhe rindërtimesh të institucioneve arsimore në Tiranë e ka shoqëruar mesazhin e Jorida Tabakut në Fb sot, si në vijim:

Nga Jorida Tabaku

Gjatë viteve 2011-2015 në Tiranën e drejtuar nga Lulzim Basha u ndërtuan e rehabilituan 48 kopshte, shkolla e çerdhe.

Për të gjithë sojin e propagandes dhe lakejtë e tyre më poshtë është e publikuar lista e plotë e godinave që u ndërtuan dhe rehabilituan sikundër u lanë në proces dhe dhjetëra të tjera si “Qemal Stafa” apo “Eqerem Çabej”.

Këto janë të vërtetat që Edi Rama dhe kopja e tij pa ngjyra në bashkinë e betonizuar nuk i mbulojnë dot megjithë makinerinë e madhe të propagandës që kanë në dispozicion.

Shkollat, kopshtet apo çerdhet janë aty ndërsa dokumentacionet në bashkinë e Tiranës. Qytetarët e Tiranës janë dëshmitarët e të gjithë investimeve tona në bashkinë e drejtuar nga Basha.

Ky i Ramës dhe i Veliajt është shteti i FB dhe i projekteve në 3D. Është modeli i qeverisjes duke hedhur baltë mbi kundershtarin sepse kjo është alternativa e fundit mbetur pas 8 vitesh deshtime në çdo fushë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha t'i rikthejmë Shqipërisë njerëzit e saj; t’ua kthejmë qeverinë qytetarëve. Ka ardhur koha ta çojmë Shqipërinë drejt rrugës së suksesit dhe standardeve të larta të jetesës.

Qeveria jonë do të kujdeset për të ardhurat e qytetarëve, jo për per te trefishuar pasurinw si kwto qw po ikin!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco