BIRN: Gruaja e Veliajt nuk justifikon dot apartamentin 171 metra katrorë, 88 mijë euro

BIRN: Gruaja e Veliajt nuk justifikon dot apartamentin 171 metra katrorë, 88 mijë euro

21:03, 17/01/2021
A+ Aa A-

Një tjetër ‘flamur i kuq’ i identifikuar nga BIRN lidhet me një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një apartamenti me sipërfaqe 171 m2 dhe verandë 19 m2 me vlerë 88 641 euro, ku Ajola Xoxa (Bashkëshortja e Erion Veliajt) zotëronte si pjesë takuese 33%.

Akti i shitjes finalizohet në vitin 2016 dhe Xoxa bëhet pronare me 100%, ndërkohë që në deklaratat e pasurisë mungojnë të dhënat për burimin e kësaj prone dhe mënyrën se si ajo është paguar.   

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës nga viti 2013 deri në fund të vitit 2017.

    Kryebashkiaku Erion Veliaj zotëronte pasuri me vlerë 18.3 milionë lekë në vitin 2013; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Veliajt është 46.9 milionë lekë, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 5.7 milionë lekësh.

    Pasuritë e paluajtshme përbëjnë zërin kryesor të aseteve familjare me vlerë 25.2 milionë lekë. Aty përfshihet një apartament i deklaruar nga Veliaj në vitin 2013 dhe një apartament 171.2 m2 me verandë 19.4 m2 në pronësinë e bashkëshortes Ajola Xoxa. Veliaj deklaron gjithashtu familjarisht 20.2 milionë lekë likujditete bankare dhe automjete me vlerë 1.5 milionë lekë.

    Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 24.7 milionë lekë. Të ardhurat nga paga të siguruara nga Z.Veliaj zënë 26%, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortes si konsulente ligjore janë në masën 60%. Ndërkohë, nga aktiviteti privat i bashkëshortes (person fizik) janë siguruar rreth 13% e totalit.

    Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ‘flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

    Megjithatë, nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë u identifikuan ‘flamuj të kuq’, që lidhen kryesisht me pasuritë e patundshme në pronësinë e Veliajt dhe të bashkëshortes së tij.

    Në deklaratën e tij të parë në vitin 2013, Veliaj deklaron blerjen e një apartamenti në Tiranë me vlerë 5.1 milionë lekë dhe me burim shitjen e apartamentit të prindit dhe kursimet nga paga. Gati tre javë pas blerjes, apartamenti rivlerësohet në vlerën e 12.8 milionë lekëve ose 7.6 milionë lekë më shumë se çmimi i blerjes.

    Një tjetër ‘flamur i kuq’ i identifikuar lidhet me një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një apartamenti me sipërfaqe 171 m2 dhe verandë 19 m2 me vlerë 88 641 euro, ku Ajola Xoxa zotëronte si pjesë takuese 33%. Akti i shitjes finalizohet në vitin 2016 dhe Xoxa bëhet pronare me 100%, ndërkohë që në deklaratat e pasurisë mungojnë të dhënat për burimin e kësaj prone dhe mënyrën se si ajo është paguar.

    Gjithashtu në vitin 2016, kryebashkiaku deklaron marrjen e një kredie prej 6.1 milionë lekësh, pa deklaruar të dhëna mbi qëllimin apo destinacionin e saj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco