‘Tre flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë’

‘Tre flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë’

20:37, 17/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka nderuar kujtimin e tre Heronjve te Kombit, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, të vrarë në 17 janar 1982.

‘Tre flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë! LAVDI!’, shkruan Meta në një postim të tij në Facebook.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur më 17 janar 1982 në Untergrupenbach (Gjermani).

Image

Der Spiegel (25 janar 1982) për motivin e krimit shkruan se identifikimi i shpejt i viktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre:

‘jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë Shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit’ dhe vazhdon me tutje mbi autorët e vrasjes.

Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë: ‘Ka qenë UDB-ja’- shërbimi sekrete jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco