‘Mosmirënjohja vesi i të gjitha veseve’/ Kashahu: Gjuha e Ramës po e prish Shqipërinë me Perëndimin

‘Mosmirënjohja vesi i të gjitha veseve’/ Kashahu: Gjuha e Ramës po e prish Shqipërinë me Perëndimin

21:40, 16/01/2021
A+ Aa A-

Arben Kashahu, Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, e ka cilësuar si një turp të Ramës, sulmin ndaj Francës dhe Bashkimit Evropian. Deklarata e Kashahut vjen pas notës së protestës së Ambasada Franceze në Tiranë lëshoi ndaj Ramës, pasi ky i fundit kritikoi në prani të Erdoganit gjatë vizitës së fundit në Turqi, vendet e BE-së për mosmbështetje me vaksina.

‘Ka filluar ky vit dhe kryeministri ka lëshuar që ditën e parë një tiradë banalitetesh, akuzash e etiketimesh kundër BE, e tashmë edhe për Francën si shtet anëtar të saj në mënyrë nominale. Një përgjigje protestë nga Ambasadori i BE dhe një notë proteste nga Ambasada Franceze ka qenë kundërveprimi. Të dyja në të njejtën frymë: i kujtojnë kryemnistrit se mungesa e mirënjohjes i ka befasuar.

BE i ka dhuruar miliarda Euro Shqipërisë gjatë këtyre viteve duke qenë donatori më i madh i vendit tonë. Aristoteli citonte se “mosmirënjohja është kryevesi” dhe gjithkush mundohet të largohet prej saj. E kundërta në rastin e kryeministrit tonë, ai e ka përqafuar dhe po e manifeston atë pa limit në cdo komunikim në raport me partnerët tanë perëndimorë. Për më tepër ka denatyruar, si gjuhën e komunikimit të institucionit të kryeministrit me partnerët, miqtë dhe aleatët e vijës së parë si BE dhe Franca, ashtu dhe traditën e qendrimeve të diplomacisë shqiptare në raport me perëndimin.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco