‘Startup-et nxisin rimëkëmbjen ekonomike’/ Gjosha: Në Shqipëri ngecin në ‘fazën e idesë’…

‘Startup-et nxisin rimëkëmbjen ekonomike’/ Gjosha: Në Shqipëri ngecin në ‘fazën e idesë’…

17:54, 16/01/2021
A+ Aa A-

Ish ministrja e Jashtme Klajda Gjosha ka vlerësuar ‘Startup-et’ se nxisin produktivitetin  dhe  mund të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike në të gjithë botën, por në Shqipëri ngecin në ‘fazën e idesë’ është shprehur ajo në postimin e saj në Facebook.

Sipas Gjashas, ‘problemet kryesorë që hasin startup-et në Shqipëri janë financimi, mungesa e lehtësive ligjore, mungesa e edukimit, njohjes ose interesit për to’.

Gjithashtu ish ministrja theksoi se ‘për LSI start-ups do të jenë një prioritet i rëndësishëm për t’i dhënë mundësi qytetarëve dhe kryesisht të rinjve të jenë inovativ dhe të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri!’

Postimi i plotë i Klajda Gjosha:

Për shumë vite, startup-et në të gjithë globin kanë provuar se nxisin produktivitetin  dhe  mund të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike.

Në Shqipëri, në shumicën e rasteve, startup-et ngecin në ‘fazën e idesë’, për shkak të problematikave dhe mungesës të politikave stimuluese për të rinjtë, në këtë sektor.

Problemet kryesorë që hasin startup-et në Shqipëri janë financimi, mungesa e lehtësive ligjore, mungesa e edukimit, njohjes ose interesit për to.

Për sipërmarrje të reja dhe inovative është shumë i rëndësishëm vizioni dhe për të krijuar një vizion është mëse i nevojshëm edukimi. Pjesa më  e madhe e vendeve anëtare të BE-së bashkëpunojnë me institucionet e arsimit të lartë për krijimin dhe mbështetjen e startup-eve.  Edukimi në këtë sektor arrihet edhe nëpërmjet krijimit të shkollave dhe akademive, laboratorëve, trajnimeve, forumeve, workshopeve dhe konkurseve që i stimulojnë të rinjtë.

Politika të tjera për startup-et në vendet anëtare të  BE-sëpërfshijnë uljen e taksave dhe ndihmën e drejtpërdrejtë financiare për startup-et inovative; rritjen e numrit të vendeve të punës në sektor; rritjen e bashkëpunimit midis institucioneve arsimore, shkencës dhe subjekteve të biznesit.

Modele suksesi nga vende të tjera kanë treguar që nëse ndiqen hapat dhe politikat e duhura stimuluese, edhe një vend i vogël, si Shqipëria, do të ishte   një mundësi e mirë për të rinjtë për të shfrytëzuar potencialet dhe idetë e tyre sepse të qënit një treg ivogël, e bën më të lehtë për sipërmarrësit e rinj, studimin  e tregut dhe përcaktimin e  nevojave të tregut të synuar.

Për LSI start-ups do të jenë një prioritet i rëndësishëm për t’i dhënë mundësi qytetarëve dhe kryesisht të rinjve të jenë inovativ dhe të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri!

#Shqipëriashtëpiajuaj

#25Prill

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco