“Ju flet Tirana”, thirrja që prej 28 Nëntorit të vitit 1938 e deri sot e kësaj dite emëton fjalën shqipe për shqiptarët, duke na kujtuar se është e para radio në vend që hodhi bazat dhe ndërtoi historinë e radiofonisë në Shqipëri.
Sot në gjendje të mjerueshme dhe e harruar tërësisht nga Ministria e Kulturës dhe nga institucionet shtetërore, godina rrezikon të shembet.
Në një intervistë për Syri Tv, profesori dhe arkeologu Neritan Ceka na tregon për rëndësinë e kësaj godine dhe mënyrën se si duhen ruajtur pasuritë kulturore.
Për Cekën godina e ish-radio Tiranës përfaqëson kujtesën historike, ndaj duhet dhënë fund përpjekjeve për ta shembur atë.
Ka një ligj që përcakton distancën nga monumentet e kulturës. Neritan Ceka dënon ashpër edhe atë, që po ndodh me Sahatin e Tiranës dhe Xhaminë. Profesori pohon se të gjitha ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë kulturore duhet të dalin para drejtësisë.
Nuk ka ngelur asnjë gjurmë nga Tirana e dikurshme. Profesor Ceka insiston në ndërtimin e një plani, ku të jetë zëri i arkitektëve shqiptarë, për të ruajtur ato vlera që na kanë mbetur.
© SYRI.net
Keta te aleances demokratike ishin te paret qe goditen pas shpine demokracine e brishte shqiptare ne vitin 1992 . Keta ishin pseudo - intelektualet e pare qe dolen nga " rreshti " i partise demokratike , te cilet me pas shume shpejt perfunduan ne rreshtat e qeverive nano si deputete , ministra , etj ..??!! Tani na qajne me lot krokodili shmbjen e monumenteve historike te Tiranes se vjeter historike .
Ti Neritan Ceka vodhe mbetjet ilire te certifikuara boterishte, per origjinen tone Ilirire dhe kete e bere i paguar nga Greqia......ne gjurmet tuaja po ecin edhe keta me Ramen dhe Veline ne krye.....nul te besoi tu Neritan se te dhembe me te vertet vjedhja e historise tone.....