'Do e martojmë me gocë nga Kurbini'/ Këlliçi-Ramës: Kërko ndjesë! Ty të është fikur burrëria me kohë…

'Do e martojmë me gocë nga Kurbini'/ Këlliçi-Ramës: Kërko ndjesë! Ty të është fikur burrëria me kohë…

16:59, 16/01/2021
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Ramës ditën e sotme gjatë inspektimit të ndërtimit të banesave të prishura nga tërmeti tragjik i nëntorit të vitit të kaluar. 

Rama u shpreh gjatë inspektimit me ekipin turk i cili do rindërtojë banesat, se një inxhinier turk ‘do e martojmë me gocë nga Kurbini’. 

‘Tirja e qeverisë duhet të mësojë se kur flet në emër të shqiptarëve, duhet t’i vejë fre gojës!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Tirja e qeverisë duhet të mësojë se kur flet në emër të shqiptarëve, duhet t’i vejë fre gojës!

Mikut që na gjendet në ditë të vështirë i themi bujrum. Mund të jemi vend i varfër, por dinjiteti dhe krenaria nuk na kanë munguar KURRË.

Halli i familjeve kurbinase që humbën shtëpitë nga tërmeti mund t'i ndodhë kujtdo.

Prandaj Tire, kërkoji ndjesë motrave tona kurbinase për atë që the sot! Mos i trajto ato si konkubina të sarajeve të sulltanit!

Vajzat shqiptare NUK kanë nevojë të lypin e të bien në gjunjë si zotrote. Vajzat e Kurbinit nuk kanë nevojë të martohen me turq për të patur një çati mbi kokë. Ka kush mendon për to.

Ty të është fikur burrëria me kohë, burrave kurbinas jo. Vazhdo falendero Lindën që të bëri me shtëpi, mashtrues!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Turi16/01/2021 19:05

Ta martojme kete kryeqelbesire me turk se nuk se osht komplet karakurve

Shto koment

Denonco