Berisha: Skandal i ri diplomatik. Mosmirënjohje e turpshme ndaj miqve të Shqipërisë

Berisha: Skandal i ri diplomatik. Mosmirënjohje e turpshme ndaj miqve të Shqipërisë

16:40, 16/01/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha e quan skandal të ri diplomatik  notën e protestës, që ambasada franceze i ka dërguar ministrisë së Jashtme për deklaratat e kryeministrit Rama.

Referuar deklaratës së ambasadës franceze, Berisha shkruan në një postim në Facebook, se Franca hedh poshtë si të pavërteta akuzat e kryeministrit Rama se BE nuk ka ndihmuar Shqipërinë me vaksina.

Sipas Berishës, Rama nuk përfaqëson shqiptaret, por klanet e krimit dhe drogës.

Reagimi i Sali Berishës

Nje skandal i ri diplomatik!

Ambasada e Frances proteston ndaj sulmeve te Edvin Droges  kunder Frances dhe Bashkimit Europian!

Miq, ne nje note me shkrim drejtuar Ministrise  sone per Europen, de facto per Azine dhe Punet e Jashtme, ambasada e Republikes se Frances hedh poshte si te paverteta akuzat e papergjegjshme te kreut te narkoqeverise shqiptare, i cili ne nje akt pacipesie, mosmirenjohje te turpshme akuzon Bashkimin Europian dhe vendet anetare si fajtore per papergjegjshmerine e tij te plote ne lenien e vendit pa vaksina anticovid 19.

Ambasada informon shqiptaret se BE i ka dhene dhe vazhdon ti japi Shqiperise çdo vit ndihme mbi 100 milione euro dmth me shume me distance se sa çdo donator tjeter.

Ambasada hedh poshte sulmin direkt te Edvin Droges ndaj Frances sikur gjoja ajo mban stock vaksinat dhe nuk i perdor e nuk i ndane ato me te tjeret si nje sulm qe bazohet ne mashtrimin dhe qe eshte i ndjeshem per njerezit.

Franca, informon ambasada, brenda muajit janar do te kete vaksinuar 1 milione qytetare.

Miq, me kete rast dua tju sqaroj se 6 muaj me pare opozita ne menyre te perseritur ngriti domosdoshmerine e kontakteve dhe kontratave direkte me kompanite prodhuese te vaksinave anticovid19 por Edvin Rama injoroi thirrjet e opozites dhe tani fut ne Shqiperi 970 vaksina kontrabande nga tregu i zi, te cilat mund te jane kallp, skarcitet etj etj dhe fajson paturpesisht Bashkimin Europian, Komisionin dhe vende anetare per lenien e vendit pa vaksina nderkohe qe Serbia nisi vaksinimin per se dyti te 20000 qytetareve te vet.

Natyrisht Edvin Rama sot nuk perfaqeson shqiptaret por klanet e krimit dhe droges te narkoshtetit qe ndertoi dhe uroj qe aleatet dhe partneret tane ta realizojne kete sa me pare ne interesin me te mire te Shqiperise, Bashkimit Europian dhe vendeve anetare.

Ketu me poshte keni noten e ambasades se Republikes se Frances drejtuar Ministrise per Europen, de fakto Azise dhe Puneve te Jashtme per skandalin e fundit diplomatik te Edvin Droges. Sb

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco