I dënuar në Itali dhe i djegur nga dekriminalizimi, ish-deputeti i LSI kalon te PS

I dënuar në Itali dhe i djegur nga dekriminalizimi, ish-deputeti i LSI kalon te PS

15:33, 16/01/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Gledion Rehovica i bashkohet Partisë Socialiste.

Ai ka qenë në një takim me strukturat e LSI-së në Berat ku ka informuar për vendimin politik të tij, duke ndjekur kështu hapin e ndërmarrë pak ditë më parë dhe nga ish-deputeti tjetër Nasip Naço.

Në një prononcim për median Rehovica tha se vendimin e kishte marrë i imponuar nga sjellja politike që ka thyer besimin tim dhe të qytetarëve që na kanë votuar.

“LSI është një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i LSI-së ka mbaruar. Berati ka nevojë për progres. Tek LSI nuk kam vajtur me tender e nuk po iki me tender tek PS”, tha Rehovica.

"Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë të eci përpara dhe këtë mund ta bejë vetëm Partia Socialiste me Edi Ramën kryeminister. Jo se PS-ja ska të meta e gabime, por është e vetmja parti me vizion".

Ky i fundit u largua nga Kuvendi pasi kishte fshehur një dënim në Itali, dhe u zbulua në sajë të ligjit për deklriminalizimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi16/01/2021 22:39

Si perfundim; kriminela te gjithe vendit bashkohuni rreth Ripjerdhjes!

Epsi16/01/2021 19:24

Keta lloj jane me njeqind flamuj .edhe babai i tii ne kohen e partise se punes mohoi te atin qe ja vrane partizanet.

Shqiptari16/01/2021 17:56

O NA RROFSH BYTHEN, O KRIMINEL MUTI!! VERTETE BERE MIRE QE IKE ATY KU E MERITON! BANDA E RILINDJES NE DITET E SAJA ME TE ZEZA KA SHUME NEVOJE PER KRIMINELE, PLEHRA, BURGAXHINJ, LEGENA, DROGAXHINJ, MASKARENJ, BAJGA DHE MUTER!! SHUME MIRE BERE QE SHKOVE NE FISIN QE MERITON, POR TEK RILINDJA JO TEK PARTIA SOCIALISTE!! PARTIA SOCIALISTE KA VDEKUR QYSH NE 2009! UNE E DIJE QE LSI TA KISHTE FUTUR HURIN QYSH DISA VITE ME PERPARA, QE KUR DEKRIMINILAZIMI TA CORRI MASKEN E PLEHRAXHIUT KRIMINEL!! PIKA E ZEZE KUSH U BE DEPUTET!!!!

Vjollca16/01/2021 17:53

Kalimi I ketij deputeti nga nje force tek tjetra s,ben gje tjeter vecse pastron ate parti qe ka qene dhe ben me pis ate ku shkon!

Shqiptari16/01/2021 17:51

THIRRJA E SATRAPIT TE SURRELIT! THIRRJA E BANDITEVE TE RILINDJES! EJA O PLEHRA MBLIDHUNI KETU-KETU!!! EJA O LEGENA MBLIDHUNI KETU-KETU! EJANI O QELBESIRA MBLIDHUNI KETU-KETU! EJANI O NDYRESIRA MBLIDHUNI KETU-KETU! EJANI O KRIMBA MBLIDHUNI KETU-KETU! BASHKE ME NE!!

t16/01/2021 15:50

Keta jane superplehra

Shto koment

Denonco