'Djali thoshte dua bukë'/ Basha publikon videon prekëse: Koha për të larguar Edi Ramën!

'Djali thoshte dua bukë'/ Basha publikon videon prekëse: Koha për të larguar Edi Ramën!

12:52, 16/01/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka ripublikuar sot rrëfimin prekës të një kryefamiljari, që në kushtet e skamjes dhe papunësisë ishte detyruar të shiste gjak për të ushqyer fëmijët e tij të vegjël.  

Basha, nën thirrjen “Është koha për ndryshim. Ështe koha për të larguar Edi Ramën”, ka sjellë me zë dhe figurë videon e mëposhtme, titulluar ironikisht “Punët e Edi Ramës”.

Babai në foto dëgjohet tek thotë: "Kam shitur edhe gjakun e trupit për fëmijët, se nuk kisha çfarë të bëja. Kur erdha në mëngjes, i pashë fëmijët që s’kishin as për të ngrënë dhe as për të pirë dhe u detyrova të shisja gjakun e trupit. Djali i madh thoshte “dua bukë” ai i vogli thoshte “am,… am” se nuk flet dot."

Videoja përfundon me një paralajmërim të fortë nga PD-ja për varfërinë dhe krizën ekonomike në të cilën e çoi vendin kjo qeveri:" Nesër mund të të vijë radha ty!".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari16/01/2021 20:29

25 PRILLI 2021, FUNDI I VERTETE I DIKTATURES KOMUNISTE!!! 25 PRILLI 2021, FUNDI I MASKARALLEKUT, HAJDUTLLEKUT, GRABITJEVE, ZHVATJEVE, IMORALITETIT, POSHTERSIVE, MASHTRIMEVE, FODULLEKUT, QELBESIRELLEKUT, ARROGANCES, INJORANCES DHE I KRIMIT QEVERITAR DHE POLITIK NE SHQIPERI! 25 PRILLI 2021, FUNDI FUKARALLEKUT, ANALFABETIZMIT DHE DISKRIMINIMIT! 25 PRILLI 2021 FILLIMI I PRANVERES SE VERTETE DEMOKRATIKE, I LIRISE, I DEMOKRACISE, SHTETIT LIGJOR, I PROSPERITETIT DHE INTEGRIMIT TE SHQIPERISE NE BASHKIMIN EVROPIAN! 25 PRILLI 2021 DITA E CLIRIMIT TE VERTETE TE SHQIPERISE DHE POPULLIT SHQIPTAR! VOTONI O SHQIPTARE PER FUNDIN E NARKO-BANDES KRIMINALE RILINDJA! VOTONI O SHQIPTARE PER VETEN TUAJ, PER FAMILJEN TUAJ, PER FEMIJET TUAJ, PER DINJITETIN TUAJ DHE PER TE ARDHMEN TUAJ!!! MOS U MASHTRONI NGA MASHTRUESIT ORDINERE!!! 25 PRILLI 2021, FUNDI I PASHMENGSHEM I TIREVE NE QEVERI DHE NE POLITIKE!

Shto koment

Denonco