Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Diktati i Ramës mbi mediet/ Basha udhëzim për kryesinë: Komunikim në rrjetet sociale

Diktati i Ramës mbi mediet/ Basha udhëzim për kryesinë: Komunikim në rrjetet sociale

12:08, 16/01/2021
A+ Aa A-

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtuar ditën e djeshme me një mesazh anëtarëve të Kryesisë së PD-së dhe krerëve të degëve, të cilët i porosit të përdorin rrjetet sociale, si një mjet i rëndësishëm për shpërndarjen e mesazheve tek qytetarët.

Basha paralajmëron se rrjetet sociale do të jenë një instrument i domosdoshëm në dorën e demokratëve në këto muaj që kanë mbetur para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, për të komunikuar me qytetarët.

Kjo, sipas Bashës, është e diktuar nga kushtet që ndikon pandemia, por edhe “diktatit që pushteti ka mbi shumë media”.

Në funksion të përcjelljes së mesazhit tek sa më shumë qytetarëve, Basha kërkon nga anëtarët e Kryesisë dhe krerët e degëve të partisë që të bashkëpunojnë dhe të shpërndajnë në profilet e tyre postimet e PD, veçanërisht në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco