Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Këlliçi: Videot si kjo, Erion Veliaj nuk i shfaq!

Këlliçi: Videot si kjo, Erion Veliaj nuk i shfaq!

11:42, 16/01/2021
A+ Aa A-

Nga Belind Këlliçi.

Për gjysmë ore te "Pallati me shigjeta" kaluan 12 betoniere! Është vetëm një nga hyrjet në Tiranë. 1 betoniere ka një kapacitet maksimal 11 metër kub, ku vetëm 1 m³ ka 2400 Kg. Gjithsej 316,8 ton beton që derdhet në Tiranë në 30 minuta! Pa llogaritur hyrjet e betoniereve nga rr. Durrësit, rr. Dibrës, rr. Elbasanit, etj.

100 foto publikon Veliaj për një tek pemë që mbjell. Pemë që mbillen vetëm në parkun ekzistues të liqenit artificial. Këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica. Makina të tonazhit të rëndë që punojnë orar pa orar, që shkatërrojnë rrugë e shkaktojnë një ndotje akustike të tmerrshme për banorët e Tiranës.

Rasti më i afërt për të cilin u njoftova nga banorët, ishte ai në rr. "Nikolla Lena", ku nuk u vendos asnjë tabelë informuese që njoftonte banorët për bllokimin e rrugës.
Veliaj nuk i fotografon betonieret sepse i prishin imazhin e rremë të gjelbëruesit.

Kjo masakër urbane po e bën Tiranën të pajetueshme, po shkatërron trashëgiminë e saj ndërtimore e kulturore.

Po shqepin kodrat e gjelbëruara të Tiranës për të derdhur lumenj betoni.

Ku janë parqet e reja? Ku janë lulishtet? Ku i kaloni pasditet me fëmijët tuaj? Në kafenetë poshtë pallateve?

Me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës. Në realitet jemi drejt gropës.

 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Cim sqetlla16/01/2021 12:09

Keni30 vjet vetem konstatime kur vini ne fuqi nuk merni asnje mase ndeshkuese, por vegjetoni ne mocalin 30 vjecar,....ne kohen e dulles ishte nje shprehje,....bythqim lulishtesh,.........as gje me teper

Shto koment

Denonco