Fatmir Mediu tregon frikën e tij për zgjedhjet e 25 prillit

Fatmir Mediu tregon frikën e tij për zgjedhjet e 25 prillit

10:07, 16/01/2021
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kualifikuar për në fazën tjetër kompaninë që u akuzua nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për manipulim votash në SHBA për të kryer identifikimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për kompaninë “Smartmatic”, e vetmja që ishte në garë.

Frika për manipulimin e zgjedhjeve duket se do të jetë sërish një nga paralajmërimet e opozitës.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, u shpreh se frika e tij qëndron pikërisht në manipulimin e zgjedhjeve. Sipas tij, të gjitha lëvizjet dhe ndryshimet e fundit që janë bërë, kanë pasur si qëllim, asgjë tjetër, veçse manipulimin e këtij procesi.

“Unë nuk kam frikë nga fitorja, unë kam frikë nga manipulimi i zgjedhjeve, që të jem i sinqertë sepse domethënë ndryshimi i Kushtetutës në mënyrë të njëanshme, ndryshimi i Kodi Zgjedhor të gjitha marifetet që bën Rama edhe me emigrantët kanë një qëllim, manipulimin e procesit zgjedhor dhe kjo është e qartë. Unë nuk jam as naiv që të mendoj ndryshe dhe kush mendon që e ka racionle atë që bën Rama, në gjykimin tim është iracional vetë.

Dhe të gjitha veprimet që ka bërë edhe në kufizimet e lirive politike, etj… e ka me këtë qëllim. Rama do të kultivojë frikë, do të kultivojë varfëri, dhunë për të thënë që jam vetëm unë, dhe në ktë pikëpamje kërkohet një organizim tjetër. Po e them, në këtë organizim që unë kërkoj, domethënë pa dyshim nuk diskutoj që zoti Basha ka organizim në çdo qendër votimi, edhe kolegët e tjerë duan të kenë në çdo qendër votimi, koordinimi i veprimeve në çdo qendër votimi është i rëndësishem sepse duhet krijuar një trupë opozitare, e cila koordinon mundësinë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për më tepër në qoftë se jemi në një koalicion politik duhet të kemi edhe të njëjtën gjuhë në mesazhin që përcjellim apo në idetë që përcjellim, sepse jemi një miksim majtas dhe djathtas. Duhet të kemi një kohezion idesh dhe vizionesh për të ndërtuar diçka së bashku”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco