Mori 13.7 mln euro për rrugën e prishur, Rama mbron Salillarin

Mori 13.7 mln euro për rrugën e prishur, Rama mbron Salillarin

19:25, 15/01/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje kompaninë Salillari,  e cila mori 13.7 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugës Vlorë-Sarandë, ndërkohe që pas përmbytjeve aksi i Borshit u shkatërrua. Rama tha se nuk duhen sulmuar kompanitë, por duhet bërë një analizë më e gjerë 

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje kompaninë private  Salillari, megjithëse kjo e fundit ka marrë 13.7 milionë euro, për mirëmbajtjen e rrugës Vlorë - Sarandë, ndërsa një prej akseve, ai që lidh Borshin me Sarandën, pas përmbytjeve është çarë në një segment prej 50 metër.

Kryeministri u mundua të shfajësojë, kompaninë, e cila në muajin qershor të vitit të shkuar restauroi këtë rrugë të dëmtuar me fillimin e reshjeve. 

Kryeministri është munduar të largoje përgjegjësinë nga e njëjtën kompani, e cila ndërtoi edhe aksin rrugor Skrapar-Përmet, që pësoi dëmtime në shtresën e asfaltit pavarësisht se për të janë dhënë 1.2 miliardë lekë.

Është pikërisht e njëjta kompani që ka marrë përsipër punimet për ndërtimin e Unazës së Re, pavarësisht se ka kaluar afatin e përfundimit që duhet të ishte muaji shkurt, vonesë e cila ka sjellë një trafik të rënduar në hyrje të kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 15/01/2021 22:27

Ky eshte komplet jerm dhe i superkorruptuar.Me fakte te tilla demi te marresh ne mbrojtje kete kompani rrugace do te thote defakto qe mbrapa cdo vjedhjeje vrasjeje shkaterrimi grabitjeje zullumi fshihet shteti kriminel i te droguarit Rrrraaaama.

Shqiptari15/01/2021 20:22

O SHQIPTARE ME TRU! RAMA NUK MBRON KURRE ASKEND TE GJALLE NE BOTE, AS VELLANE, AS DJALIN DHE AS GRUAN E VET, JO VETEM PO QE PUNA PER PARA', POR PER ASNJE ARSYE. RAMA MBRON VETEM RAMEN, AI MBRON VETEM KOKEN DHE BYTHEN E VET! KUR RAMA MBRON NIKOLLEN, NIKOLLA ESHTE VETE RAMA! KUR RAMA MBRON TAHIRIN, TAHIRI ESHTE RAMA VETE! KUR RAMA MBRON GERON XHAFEN, GERONI ESHTE VETE RAMA! KUR RAMA MBRON LLESHIN, LLESHI ESHTE RAMA VETE! KUR RAMA MBRON ARDI VELIUN, ARDI ESHTE RAMA VETE! KUR RAMA MBRON DAKON, DAKO ESHTE VETE RAMA! KUR RAMA MBRON HAJDUTET, HAJDUTET JANE RAMA VETE! KUR RAMA MBRON KLODIANET, SALILLARET, VILMAM DHE TE GJITHE OLIGARKET, ATA QE TE GJITHE JANE RAMA VETE!!! KUR RAMA MBRON TIREN, TIRJA ESHTE RAMA VETE! FYTYRA E TIREVE JANE FYTYRAT E RAMES!! TE GJITHE KETA TE MJERET NUK E KUPTOJNE QE DO TA HANE SA KRAHU PER HAJDUTERITE DHE ORTAKERITE JOZYRTARE ME RAMEN! RAMA, MILIONAT UA KA MARRE DHE NESER DO T'I SHESE NJE E NGA NJE TE GJITHE, PER TE SHPETUAR BYTHEN E TIJ!

Shto koment

Denonco