Rama pret vaksinën nga Pfizer, por kompania jep lajmin e keq

Rama pret vaksinën nga Pfizer, por kompania jep lajmin e keq

19:20, 15/01/2021
A+ Aa A-

Sipas kryeministrit Edi Rama shpresat më të mëdha të Shqipërisë për vaksinimin e vendit janë te kompania Pfizer, te e cila pretendon se negocioi vetë gjatë një vizite në SHBA.

Por vetë kjo kompani ka njoftuar se do të reduktojë furnizimin për Europën tani për tani, edhe me vende që ka mbyllur kontratat prej kohësh.

Lajmin e ka dhënë vetë kompania, por edhe Instituti Norvegjez për Shëndetin Publik që ka njoftuar uljen e sasisë në partinë e parë. 

“Ne morëm këtë mesazh sot, pak përpara orës 10:00. Prisnim 43.875 doza nga Pfizer për javën e tretë, por duket se do të marrim 36.075 doza”, njofton instituti norvegjez.

Vetë kompania ka sqaruar se ulja e dërgesave ka të bëjë me reduktimin e qëllimshëm të prodhimit në mënyrë që të përmirësohen kapacitetet dhe të kalohet nga 1.3 miliardë doza/vit në 2 miliardë. Pfizer ka shtuar se reduktimi i punës do të prekë dërgesat e të gjitha vendeve europiane për fundin e janarit dhe fillimin e shkurtit, por më pas do të kalohet në kapacitet të shtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco