‘Lë në shkatërrim Urën e Zogut’/ Berisha: Urrejtja atërore e Edvinit për çdo gjë të Veriut

‘Lë në shkatërrim Urën e Zogut’/ Berisha: Urrejtja atërore e Edvinit për çdo gjë të Veriut

18:34, 15/01/2021
A+ Aa A-

Shirat e fundit kanë krijuar dëme të shumta në infrastrukturën e vendit si në rrugët nacionale apo veprat publike si ura, duke krijuar vështirësi për zonat e prekura, por inekzistenca e shtetit e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e banorëve.

Ish kryeministri Berisha ka denoncuar lënien në shkatërrim të Urës së Zogut, kjo pasi vjen si pasojë e ‘urrejtjes atërore të Edvinit për çdo gjë të Veriut’.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Urrejtja aterore e Edvinit per çdo gje te Veriut le ne shkaterrim Uren e Zogut.

Kjo kryeveper e inxhinierise dhe arkitektures, perle e veprave te ndertimit ne Shqiperi, e ndertuar ne  vitin 1927 dhe e shpallur monument kulture ne vitin 1999 po lihet te shembet me qellim vetem dhe vetem se mban emrin Ura e Zogut dhe se vendoset ne zonen e vendit qe urren Edvin Kristaq Zografi.

Denoj me forcen me te madhe albanofobine ndaj Veriut  te vendit te Edvin Kristaq Zografit dhe bandes se tij antishqiptare.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

 Mirembrëma I Nderuar Dr Berisha! Uroj të jeni mirë familjarisht. Këto fotot që të solla tregojnë papërgjegjshmërinë e institucioneve përgjegjëse që nuk e pranojnë katandisjen e kësaj ure të ndërtuar në vitin 1927 dhe të shpallur monument kulture në vitin 1999, pra këtu nuk jemi as në afganistan e as në kabul por në Shqipëri tek Ura e Matit(Zogut) aty ku ndan Pllanën me Milotin. Kjo gjë ndodh kurdo por jo kur të merren masat e nevojshme të parandalimit të kësaj shkëputjeje të këmbëve të urës dhe pjesa e asfaltit është kthyer dhe ka lëshuar bark, e kjo vjen pas reshjeve të shumtave shiu ku nuk kanë  të kalojnë veç se të shkaktojnë përmbytje,ndotje dhe sigurisht shkatërrim të kësaj vepre që në harkun e pak ditëve po ikën me hyzmetin që po i bën pushteti vendor & qëndror i rilindjes! Ju lutem që ta postoni pasi e pashë të arsyeshme të jua përcjell ju si një zë i fuqishëm i ngritjes së problematikave të Shqiptarëve. Respekte dhe Mirënjohje për Juve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco