Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Skandali/ Këlliçi: Anëtari i Autoritetit të Dosjeve te ish-Sigurimit kandidon deputet për PS-në

Skandali/ Këlliçi: Anëtari i Autoritetit të Dosjeve te ish-Sigurimit kandidon deputet për PS-në

16:42, 15/01/2021
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar ditën e sotme një tjetër skandal që lidhet me Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, ku anëtari I saj Mariglen Kasmi do të konkurojë për deputet për Partinë Socialiste.

Ku sipas legjislacionit, ‘Duke qenë se anëtari i këtij autoriteti disponon informacione e të dhëna të klasifikuara, merr vendime për subjektet që zgjidhen ose janë objekt i shqyrtimit të autoritetit, ku duhet zbatimi i ligjit dhe asnjanësia politike, nuk i lejohet angazhimi në aktivitete të larta politike, si në këtë rast përfshirja në listën e kandidatëve të PS.’

Shkelje me të dyja këmbët!

Marenglen Kasmi, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), njohur ndryshe si "Autoriteti i Dosjeve", ka njoftuar pjesëmarrjen e tij në garën e hapur nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, në qytetin e Gramshit. Kasmi ka aplikuar në platformën "Deputeti që duam" dhe është një nga 57 kandidatët që u klasifikuan për në fazën e dytë të konkurrimit në shkallë vendi.

Duke qenë se anëtari i këtij autoriteti disponon informacione e të dhëna të klasifikuara, merr vendime për subjektet që zgjidhen ose janë objekt i shqyrtimit të autoritetit, ku duhet zbatimi i ligjit dhe asnjanësia politike, nuk i lejohet angazhimi në aktivitete të larta politike, si në këtë rast përfshirja në listën e kandidatëve të PS.

Përfshirja e Marenglen Kasmit në garën politike për zgjedhjet e ardhshme është e jashtëligjshme!

Konkretisht,

LIGJ Nr. 45/2015 "PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË"

KREU II

AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET

E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT

Neni 9

Kushtet për t’u zgjedhur anëtar:

Pika 1

e) nuk është anëtar në parti politike;

f) nuk ka konflikt interesi me detyrën;

Pika 3

Qenia anëtar i Autoritetit është e papajtueshme me çdo detyrë tjetër shtetërore apo private.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco