U akuzua nga Trump për manipulim votash, KQZ e përzgjedh për identifikimin e votuesve

U akuzua nga Trump për manipulim votash, KQZ e përzgjedh për identifikimin e votuesve

13:17, 15/01/2021
A+ Aa A-

KQZ kualifikon kompaninë  që u akuzua nga Trump për manipulim votash në SHBA për identifikimin biometrik. Bëhet fjalë për kompaninë “Smartmatic”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në datën 14 janar 2021, ka përfunduar fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjidhjes teknike, të paraqitur nga operatori ekonomik ‘Smartmatic International Hlding B.V’.

Kjo firmë ishte pjesëmarrëse në procedurën prokuruese me objekt ‘Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor’.

Kompania Smartmatic International Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa T.V.SH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas shqyrtimit të dokumentacionit, ofertës ekonomike dhe zgjidhjes teknike vendosi kualifikimin ofertës së paraqitur nga kompania Smartmatic International Holding B. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vijojë me fazën e negocimit të termave të kontratës me kompaninë fituese.

Nëse negociatat rezultojnë të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco