Kryemadhi: LSI shumë shpejt me një qasje të qartë përsa i përket mbështetjes për fermerët

Kryemadhi: LSI shumë shpejt me një qasje të qartë përsa i përket mbështetjes për fermerët

12:46, 15/01/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorë në zonën e Sulovës.

Gjatë bisedës ajo tha se “ne jemi në kuadër të hartimit të politikave dhe shumë shpejt do të dalim edhe me një qasje të qartë, të kthjellët dhe të panegociueshme përsa i përket ndihmës ekonomike që duhet ti japim fermerit dhe çdo njeriu që merret me bujqësinë”.

Sipas  kryetatrës së LSI,  “sot të merresh me bujqësi është një nga profesionet më të vështira dhe është shumë e vështirë që të gjejmë të rinj dhe të reja që të punojnë dhe të kontribuojnë në mënyrë të tillë, sepse nuk marrin shpërblimin e duhur për punën që ata bëjnë”.

Pjesë nga biseda:

Altin Toska: Bashkia Cërrik është gati 100 për qind me profil bujqësor, dhe ne kur shkojmë takojmë fermerët ata thonë që kanë vetëm tre probleme: Na hiqni ujin kur duhet, na e sillni për të vaditur kur duhet, na bëni të mundur infrastrukturën që të shkojmë dhe të vijmë nga ara, pastaj aty ku duhet edhe dora e shtetit më shumë janë subvencionet dhe tregu.

Monika Kryemadhi: Pra garancia e shitjes së prodhimeve, sepse edhe vetë fermerët thanë që pandemia i ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë.

Fermer i zonës: Atëherë sikurse e shohim, këtu ne në këto momente duhet të ishim drejt fundit të sezonit, por për shkak edhe të pandemisë, edhe mos koordinimit edhe nga struktura të tjera të shtetit, sepse Shqipëria ka një hapësirë prej 50 mijë hektarë pasqyrë ujore, duke filluar nga ujëmbledhësit e bujqësisë, liqenet natyrale edhe basenet e mëdha dhe së fundmi janë shtuar edhe dy basene të tjera, ku janë 1400 hektarë që është HEC-Banja dhe Moglica. Shqipërisë, po të bëjë një llogari, i duhen minimumi 50 milion rasate, sepse para viteve ’90 kanë qenë 25 qendra të tilla si këto. Sot në Shqipëri ka ngelur vetëm 1, e cila mbahet me forcë, pasi nuk funksionon sepse shteti nuk ka programe për zhvillimin e peshkimit. Pra e kanë lënë një sektor inekzistent. Një sektor që realisht është gjynah për Shqipërinë, sidomos peshkimi i ujërave të brendshme, sepse është më i kontrolluar dhe ne i kemi të gjitha resurset. Në çdo cep të Shqipërisë mund të zhvillohet akuakultura, për shkak se kemi burime hidrike të mëdha. Çdo gjë që është ndërtuar, janë me kontributin e vetë familjarëve, të cilët kanë punuar në emigracion dhe kanë ardhur këtu duke investuar. Shteti ka qenë inekzistent në lidhje me subvencionim e peshkimit.  Të gjithë peshkatarët e dinë shumë mirë që asnjëri, edhe në skemat e IPARD-it edhe në skemat e AZHBR-së, peshkimi i ujërave të brendshme nuk përfshihet fare. Ka ngelur vetëm subvencionimi i flotave detare që nuk dihet se çfarë përfaqësojnë. Por Shqipëria nuk ka vetëm peshkim detar, por nuk është vetëm ky lloj peshkimi që duhet ta përfaqësojë Shqipërinë.

Monika Kryemadhi: Ne jemi në kuadër të hartimit të politikave dhe shumë shpejt do të dalim edhe me një qasje të qartë, të kthjellët dhe të panegociueshme përsa i përket ndihmës ekonomike që duhet ti japim fermerit dhe çdo njeriu që merret me bujqësinë, sepse sot të merresh me bujqësi është një nga profesionet më të vështira dhe është shumë e vështirë që të gjejmë të rinj dhe të reja që të punojnë dhe të kontribuojnë në mënyrë të tillë, sepse nuk marrin shpërblimin e duhur për punën që ata bëjnë. Por nga an tjetër të gjitha janë të lidhura bashkërisht me elementin e punësimit të mirëpaguar, por edhe me ndihmesën që shteti duhet ti bëjë atyre. Shumë shqiptarë largohen nga Shqipëria për të punuar në bujqësi jashtë vendit në emigracion.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco