‘Po tall k... Shqipëria me ty’/ Rama tani ‘frymëzon’ vetëm meme

‘Po tall k... Shqipëria me ty’/ Rama tani ‘frymëzon’ vetëm meme

12:29, 15/01/2021
A+ Aa A-

Një qeveri që nuk ka prodhuar asnjë produkt të rëndësishëm gjatë tetë viteve në pushtet, prodhon vetëm propagandë.

Por kur propagandës i del boja, ajo bëhet vetëm subjekt humori dhe ironie online. Çdo ditë prodhohen mijëra meme e batuta kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

Ato janë indikatori më i qartë i keqqeverisjes. Inida Gjata, e njohur si Zhaku, aktivistja dhe prezantuesja e njohur, e ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke i thënë se po tallet e gjithë Shqipëria me të.

“Epo që do vinte dita që do tallte k... një Shqipëri e tërë me ty mor shoku Drama, këtë me siguri nuk ta kishte marre mendja kurrë! Problemi është që ti jep më shumë material se çdo kush. Të falenderojmë madje, se na zbavit. E për këtë nuk ta ka fajin Saliu, por ai që sheh ti çdo ditë në pasqyrë!” shkruan ajo.

Dhe ka të drejtë, çdo ditë prodhohen dhjetëra meme kundër Ramës. Ndiqini më poshtë disa meme të orëve të fundit:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco