Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

'Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria! - Meta përkujton Isa Boletinin

'Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria! - Meta përkujton Isa Boletinin

12:17, 15/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot Isa Boletinin në 157 –vjetorin e lindjes së tij.  Mesazhin e Boletinit, Meta e ka risjellë në vëmendje të përforcuar në aktualitetin politik të vendit.

“Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria” - e citon  Meta në Fb. - Amaneti i Bacës Isë nuk shuhet kurrë. Vepra dhe shembulli i tij frymëzues në mbrojtje të interesit kombëtar na udhëheq çdo ditë.  Atdheu është mbi gjithçka! Heronjtë e Kombit kanë vetëm ditëlindje! Lavdi përjetë Isa Boletinit!” përfundon Presidenti.

Isa Boletini lindi më 15 janar 1864. Ai ishte luftëtar e udhëheqës ushtarak popullor, organizator e drejtues i lëvizjes për çlirimin kombëtar, i shpallur Hero i Popullit. 

Isa Boletini lindi në Boletin të Mitrovicës. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizërenit në betejën e Slivovës kundër forcave osmane. Ndihmoi në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe synimeve grabitqare të Serbisë dhe Malit të Zi.

Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi dhe Austro-Hungarisë.

Në vitin 1908 përkrahu revolucionin xhonturk, por iu kundërvu politikës antishqiptare të Xhonturqve.

U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore kundërosmane të viteve 1908-1912.

Udhëhoqi disa kryengritje kundërosmane në Drenicë-Mitrovicë, Shtime-Carralevë, Podujevë-Prishtinë etj.

Në ditët e shpalljes së Pavarësisë u vu në krye të përfaqësuesve të Kosovës, si dhe u ndodh në krah të Ismail Qemalit në Vlorë më 28 Nëntor 1912.

Në vitin 1913 si anëtar i delegacionit shqiptar së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku kundërshtoi me forcë vendimet e Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë.

Më vonë kaloi sërish në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë.

Duke kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet si udhëheqës popullor.

Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 15/01/2021 18:33

Kur ben dhe ky si Patriot mos ngelte me patriot ne vendin tone.

Shto koment

Denonco