Vaksina Covid dhe Agjensia Kombëtare e Barnave si bombë e rrezikshme

Vaksina Covid dhe Agjensia Kombëtare e Barnave si bombë e rrezikshme

07:59, 15/01/2021
A+ Aa A-

"Shqipëria, një vend pa siguri medikamentoze. Agjensia Kombetare e Barnave një bombë e rrezikshme".

Nga Tritan Shehu. 

Mënyrat e errëta të ardhjes së një sasie propagandistike “vaksinash” treguan që në vendin tonë nuk ekziston asnjë rregull i sigurisë medikamentoze, i vigjilencës farmaceutike, asgjë. Këtë çështje e kemi ngritur prej disa vitesh, që kur në Shqipëri për interesa perfitimi e konjuktura ordinere filluan të futen barna të paçertifikuara nga EMA, FDA, që nuk mund të qarkullojnë në vendet e BE-së etj. dhe prodhimi vendas u fry, akoma pa asnjë çertifikim GMP a GDP të njohur ndërkombëtarisht.

Autorizimi i importit për artikujt e parregjistruar, siç është kjo vaksinë, bëhet vetëm me firmën e titullarit të ministrisë në bazë të një dosjeje të paraqitur e jo nga një përgjegjës i komanduar të asaj agjensie, që veçse po keqpërdoret. Dhe ajo dosje, në baze të ligjit e VKM-së përkatëse duhet të përmbajë detyrimisht Çertifikatën e Origjinës së mallit, mjetet e kushtet e ardhjes të përpiluara nga kompania që e dërgon si dhe ato të transportit e konservimit të brendshëm të barit, në këtë rast shumë special, të kësaj vaksine.

Termi “dorëzim dorazi” i përdorur këtu është i rrezikshëm e i paligjshëm, jo vetëm për këtë vaksinë Covid, që ka ekzigjenca shumë më strikte. Duhet të kuptohet se është tjetër gjë kush e financon artikullin e tjetër kompania farmaceutike që e dërgon atë, e cila është e detyruar të paraqesë dokumentacionin. Edhe në rast dhurimi duhet paraqitur një dokument zyrtar për këtë.

Siguria e besueshmëria e barit (vaksinës në këtë rast) vihet në dyshim në qoftë se nuk realizohen me transparencë të gjitha këto veprime; ndryshe, ajo që ndodh quhet së paku kontrabandë dhe si e tillë…Pastaj dikush ankohet pse duhet të involvohet prokuroria këtu!!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco