Videokonferenca me Metën për shpopullimin/ Ish-drejtoresha e INSTAT tregon shifrat

Videokonferenca me Metën për shpopullimin/ Ish-drejtoresha e INSTAT tregon shifrat

11:44, 14/01/2021
A+ Aa A-

Ish-drejtoresha e INSTAT, znj. Ines Nurja, ka hedhur një dritë të fortë sot mbi fenomenin e shpopullimit në Shqipëri, që ka arritur kulmin në vitin 2015 me largimin nga vendi të 65 mijë qytetarëve.

Në një videokonferencë të organizuar me ekspertë nga Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet shifrave të Eurostat dhe analizës së tyre, znj. Nurja ka rrëzuar pretendimet e Kryeministrit Edi Rama se largimet jashtë vendit të shqiptarëve janë një dukuri normale.

Por, Nurja tha se dukuria nuk është aspak normale dhe ka një kosto të madhe për qytetarëve:

“Shqiptarëve, si pasojë e këtij keqmenaxhimi, po iu refuzohet e drejta për të lëvizur lirisht drejt vendeve të BE-së, - tha ajo. - Shpeshherë thuhet se kjo është gjë normale edhe për shtetet e tjera, por jo kjo nuk është e vërtetë. Shqipëria ndodhet në vendin e parë, ka kaluar dhe Sirinë dhe Irakun, të njerëzve që kërkojnë azil ekonomik.”

Nurja shpjegoi:  “Shqipëria është akoma një vend në tranzicion, qoftë nga zhvillimi ekonomik dhe politik. E ndaj lëvizjet demografike janë më të mëdha. Prandaj është bërë kërkesë që të bëhen studime më tepër.

Në vitet’ 90 deri në 2000 arsyet kryesore të emigrimit ka qenë ndryshimi i sistemit. Shqipëria kaloi nga një vend komunist në një vend të hapur, drejt një jete më të mirë.

Vitet 2000-2010 është parë që arsyet kryesore të emigrimit kanë qenë bashkimet familjare.

Në 10-vjeçarin e fundit për arsye të ndryshimeve pozitive sociale, pritej një ulje e emigracionit, por realisht ndodhi e kundërta.

Nëse do kalojmë në çfarë ka ndodhur, jam bazuar në të dhënat e Eurostat që tregon lëvizjen e shqiptarëve drejt vendeve të BE.

Këto shifra nuk janë vlerësime, por janë njerëz që kanë lëvizur me pasaportë dhe kanë kërkuar azil ekonomik.

Po të shohim shifrat vitet 2010-2011 kanë qenë shifra minimaliste dhe më pas janë rritur shifrat e personave që kërkojnë azil ekonomik.

Nga 2014 kemi një rritje të numrit, sidomos kulmi arriti në 2015. Kemi 65 mijë persona që kanë kërkuar azil ekonomik.

Pjesa më e madhe që kërkojnë azil janë 25-vjeç deri në 34 vjeç, mosha më e aftë për punë.

Të dhënat e tjera shqetësuese janë se ka dhe persona që kanë hyrë në vendet e BE dhe nuk kanë ikur prej andej dhe punojnë ilegalisht, pasi nuk kërkojnë azil ekonomik.

Si pasojë e këtyre lëvizjeve të parregullta, shqiptarët kanë nisur të kenë një refuzim që të hyjnë në vendet e BE, po humbasin mundësinë e lëvizjes së lirë.

Shqiptarët si pasojë e këtij keqmenaxhimi po i refuzohet e drejta për të lëvizur lirisht drejt vendeve të BE-së.

Shpesh herë thuhet se kjo është gjë normale edhe për shtetet e tjera, por jo, kjo nuk është e vërtetë.

Shqipëria ndodhet në vendin e parë, ka kaluar dhe Sirinë dhe Irakun, të njerëzve që kërkojnë azil ekonomik.

Shqipëria është vendi me numrin më të madh të azilantëve për popullsi”, tha Nurja.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    t14/01/2021 12:58

    U be e gjalle tani kjo qe e kishte kthyer instat si ndermarrje private duke marre ne pune injorante dhe te pakualifikuar.Apo kujton se do behet prap drejtoreshe po te fitoje opozita.Pse nuk u ndjeve gjithe keta vjet moj shushke

    Shto koment

    Denonco