Ademi: Misioni që nisëm me 14 janar 1990 akoma nuk ka përfunduar!

Ademi: Misioni që nisëm me 14 janar 1990 akoma nuk ka përfunduar!

10:49, 14/01/2021
A+ Aa A-

Nga Voltana Ademi.

Historia e popujve dhe kombeve, shënjohet nga data që i paraprinë etapave të rëndësishme në zhvillimin e tyre. Për ne shqiptarët, këto data janë të lidhura direkt me përpjekjet tona për liri, demokraci dhe përafrim me kombet e qytetëruara e demokratike.

14 janari 1990 është njëra prej këtyre datave dhe aspak rastësisht, pati si skenë qytetin e Shkodrës e autorë shkodranët. Atë ditë dimri, mijëra shkodranë, të thirrur nga vetëdijesimi dhe kalvari i vuajtjeve 45 vjeçare në diktaturë si askush tjetër, dolën në sheshin kryesot të qytetiot të tyre. Synimi ishte heqja e bustit të diktatorit kaukazian Stalin, personifikim i egërsisë komuniste dhe idhull i diktatorit komunist dhe regjimit të tij.

Forca të shumta të Sigurimit të Shtetit, të policisë politike por edhe ushtrisë komuniste, iu kundërvunë me dhunë qytetarëve shkodranë. Dhjetra pjesëmarrë në demonstratën e parë antikomuniste, u arrestuan, u dhunuan barbarisht nëpër qelitë e Degës së Brendshme të asaj kohe dhe u dënuan me dhjetra vite burg nga instrumentet e diktaturës.

Pavarësisht kësaj, jehona e 14 janarit 1990 ishte e madhe, brenda e jashtë vendit. Ishte shkëndija e parë që ndezi flakën dhe që kulmoi me zhvillimet e Dhjetor ’90: Lëvizjen Studentore dhe krijimin e Partisë Demokratike, e para forcë opozitare pas 45 viteve diktaturë komuniste.

E sot, kur kanë kaluar më shumë se tre dekada nga ajo ditë, 14 janari 1990 na fton të nderojmë guximin dhe sakrificat e shkodranëve, përballjen e vazhdueshme me të gjitha mjetet e mundshme me diktaturën e egër e mbi të gjitha, të nderojmë ideatorët dhe pjesëmarrësit në demonstratën e parë antikomuniste të vend.

Nuk harrojmë për asnjë sekondë ata qytetarë shkodranë, që si pasojë burgosjeve e të torturave që pësuan nga regjimi komunist, humbën jetën, u gjymtuan, burgosën e internuan.

Janë me mijëra në të gjithë vendin dhe na kujtojnë sot se misioni që nisëm me 14 janar 1990, akoma nuk ka përfunduar. Për një Shqipëri demokratike dhe si e gjithë Europa!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 15/01/2021 10:34

Nuk jane te verteta keto fjalet.Kjo i ben reklame zones se vet si kult i individit.Prite kur te thote qe demokracia erdhi nga Shkodra.Demokracine e solli vete sistemi komunist ose me sakte agjendet me ne krye Ramiz Aline qe kishin marre urdher te shkaterrohej Shqiperia.Te gjithe te ashtequajtur demokrate jane agjende dhe njerez te rendomte.Kjo nuk eshte demokraci dhe Shqiperia akoma nuk e ka jetuar demokracine.Ka 28 vite ndryshim sistemi dhe te burgosurit politik nuk kane marr hakun financiar qe u takon kurse politikanet janne bere sheiker.Goditja e pare kunder Enverit eshte bere ne prapaskenat e Beratit.Aty e shpetoi Mehmet Shehu me besniket e tij nga Fieri dhe Mallakastra.Goditja tjeter qe i tundi themelet shtetit komunist ishte me 5qershor 1988.Ne ndeshjen Naftetari Dinamo ne ish Qyteti Stalin sot Kucove. I gjithe ai popull u ndesh me forcat e shumta policore sepse nuk e duroj dot me dhunen dhe padrejtesine.Askush nga mediat nuk i permend keto ngjarje.Ne shkoder Nje ish burgaxhi i quajtur CAF Susta terrorrizoi dasmoret e shkrete ku benin pjese dheartiste te ekranit si Ndrek Luca dhe Tinka Kurti derisa e vrau policia.Pra zonje mos i ver medalje kot zones

Vendi yne14/01/2021 20:46

Kjo idiote e lindur qe sahere hap gojen nxjerr fekale.Ketu po na reklamon kultin e individit te zones vet.Goditja e pare me e madhe kundra Enverit dhe komunizmit ka qene prapaskena e Beratit.Enverin aty e shpetoi Mehmet Shehu me besniket e tij Fierak e Mallakastriot.Kurse revolta e pare kundra komunizmit ka qene ne 5 qershor 1988 ne ish Qyteti Stalin sot Kucove.Populli luftoi me cte mundete kundra dhunes dhe padrejtesis.Ngjarje qe askush nuk i ka permendur.E vetmja ngjarje ne Shkoder ne komunizem eshte historija e Caf Sustes qe terrorizoi dasmoret e shkrete.Kjo qe Voltana pretendon qe eshte demokraci nuk eshte demokraci .Ne akoma nuk jemi ne demokraci.Ne jemi akoma ne anarki shkaterruese.Te gjithe keta qe kane rrahur dhe rrahin gjoksin si demokrat jane agjente dhe tradhetare te ketij vendi.Nderrimin e sistemit ne vendin tone e beri Agjenti me i madh kundra Shqiperise Ramiz Alia .Te gjithe keta te tjeret jane kermat qe ai la pas.

Shto koment

Denonco