Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

'Erdogan po e përdor Ramën si dorën e tij për neo-otomanizmin'

'Erdogan po e përdor Ramën si dorën e tij për neo-otomanizmin'

10:37, 14/01/2021
A+ Aa A-

Në të dy mandatet si kryeministër, Edi Rama ka ndërtuar një marrëdhënie sa speciale aq edhe okulte me presidentin autoritar të Turqisë, Taip Erdogan.

Në pritjen e fundit në Ankara, ky i fundit deklaroi se kishte rënë dakord me kryeministrin e Shqipërisë për ta trajtuar FETO dhe lëvizjen Gyleniste si terroriste dhe kërcënim për të dy vendet.

Nëse është e vërtetë kjo pasi nuk u mohua nga Rama, Shqipëria, do të ishte i vetmi vend në Europë që e bën këtë. Gjithashtu autoritetet e Turqisë dhe Shqipërisë kanë nisur përgatitjet për të realizuar projektin e spitalit, që do të ndërtohet nga shteti turk në Fier. Kujtojmë se ndërtimin e një spitali në Shqipëri e premtoi Erdogan i cili siç deklaroi edhe vetë, vinte në formën e nje ndihme dhe dhurate elektorale.

Lidhur me këtë marrëdhënien speciale dhe mjaft premtime të tjera nga Erdogan, kryeministri Rama është etiketuar nga shumëkush, si një dorë e Erdoganit në Ballkan për projektin e tij të neo-otomanizimit.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, edhe ish-atasheu ushtarak në Turqi, Hajro Limaj, deklaroi se qeveria shqiptare duhet të distancohet nga kjo politikë e Erdoganit sepse po dëmtohet shumë vendi.

“Erdogani, Ramën po e përdor si dorën e tij për realizmin e qëllimeve neo-otomane në Ballkanin Perëndimor. Politika shqiptare duhet të distancohet në masën e duhur nga Erdogani, pasi politika dhe strategjia e Erdoganit nuk është ajo e Turgut Ozalit, i cili ndërtoi një shtet demokratik ligjor dhe laik, ndërtuar pikërisht mbi parimet e ataturkut, ndërsa ardhja e Erdoganit në krye të partisë islamike, hoqi komplet Kushtetutën dhe ndryshoi një sistem, model që Shqipërisë nuk I afrohet fare. Ai nuk është mbështetës demokratik”, deklaroi Hajro.

Në të njëjtin debat edhe eksperti për çështje e sigurisë kombëtare, Ilir Kulla, deklaroi se ndonëse kryeministri Rama e konsideron Turqinë si partner strategjik, ende gjatë dy mandateve të tij nuk ka realizuar asgjë të rëndësishme me të.

“Ka 8-vite që Rama thotë kam partner strategjik Turqinë, por për 8-vite akoma asgjë të rëndësishme s’ka bërë me Turqinë. Jemi akoma tek fotot 3D të aeroportit të Vlorës, kështu që nga kjo pikëpamje në marrëdhëniet ekonomike, s’ka asgjë. Jemi në fund të mandatit. Në aspektin e marrëdhënie 3-she, Shqipëria nuk duhet të dalë e dëmtuar, qoftë në marrëdhëniet e saj me shtetet, por sidomos në çështjet e brendshme”, tha Kulla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco