Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Një votë e secilit më 25 prill, ndihmesë shumë e madhe për ndryshimin’

‘Një votë e secilit më 25 prill, ndihmesë shumë e madhe për ndryshimin’

09:20, 14/01/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa banorë të njesisë nr.5 në Tiranë për t’i përcjellë përmes rrjeteve sociale të gjithë qytetarëve një mesazh.

“Ne sot, në kuadrin e të gjitha kafeve të mëngjesit që kemi filluar t’i kthejmë në bashkëbisedim,  jo vetëm evidentojmë problematikat, por edhe takohemi me njëri tjetrin, se sa më shumë të takohemi aq më shumë diskutojmë për problematikat.  Aq më shumë i japim mendje dhe zgjidhje njëri tjetrit, atë për të cilën kemi edhe më shumë nevojë sot, që të takohemi, të bashkohemi, por edhe për të sensibilizuar në mënyrë të tillë që më 25 prill secili nga ne jo vetëm t’i drejtohet kutisë së votimit, por të bëjë nga një votë për ta çuar në kutinë e votimit, sepse duke votuar sjellim edhe ndryshimin.

Një votë e secilit nga ne, sikur 10 minuta, atë kafen e mëngjesit, t’ia kushtojmë një miku për ta bindur që të shkojë drejt kutisë së votimit më 25 prill, do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për ndryshimin për të cilin ka nevojë shoqëria jonë, të rinjtë tanë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco