Demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri si sot, janar 1990 në Shkodër

Demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri si sot, janar 1990 në Shkodër

09:06, 14/01/2021
A+ Aa A-

Përkujtohet sot demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Data 14 janar 1990, shënon demonstratën e parë antikomuniste në Shqipëri. Mijëra qytetarë të Shkodrës u mblodhën në qendër të qytetit dhe protestuan në heshtje.  Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i bustit të Stalinit, njofton Muzeu Kombëtar "Shtëpia me Gjethe." Kjo përpjekje ishte sinjal i veprimeve të tjera antikomuniste.

Ngjarja u komentua dhe u përcoll edhe në mediat e huaja si BBC World Service, RAI, VOA - Zëri i Amerikës.

Ky tubim kishte ditë që planifikohej. Iniciatorët kishin njoftuar shumë qytetarë në mënyrë që t'i bashkangjiteshin protestës dhe përmasat e saj të ishin më të mëdha.

Lëvizjet e organizatorëve nuk i kishin shpëtuar Sigurimit të Shtetit i cili ishte në dijeni të një tubimi të tillë, duke i konsideruar ata "elementë armiq të frymëzuar nga ngjarjet në vendet e Evropës Lindore".

Qëndresa e parë antikomuniste u shoqërua me arrestime të disa personave të përfshirë në të. Dhjetë prej tyre të cilët u dënuan me disa vite burg me akuzën e agjitacion e propagandë, diversion apo moskallëzim krimi ishin:

1- Aldo Perrizi
2- Dedë Kasenci
3- Flamur Begu
4- Gjergj Livadhi
5- Klaudio Daka
6- Kolec Hublina
7- Nikolin Margjini
8- Nikolin Thana
9- Rin Monajka
10- Tonin Dema.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco