Basha: Koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit!

Basha: Koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit!

08:37, 14/01/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi sot se ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për “xhepat e shqiptarëve” dhe jo të Kryeministrit dhe ministrave të tij.

“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet, - shkroi Basha në Fb. - Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.”

Mesazhin e tij kryetari i opozitës e ka përforcuar me një krahasim mbi rënien ekonomike të qytetarëve dhe pasurimin e ministrave në shtatë vjetët e fundit.

Në një kohë kur 40% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 4,19 dollarë për frymë dhe ka shënuar vetëm rënie, pasuria e ministrave të kabinetit Rama ka njohur vetëm rritje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

i deleguari14/01/2021 11:26

Ngjitur me grafikun e renies ekonomike eshte edhe efekti i propagandes tuaj boshe oooo Lulzim! Nqse Monstra ne krye te Rilindjes ka bere aq vjedhje ,aq abuzime e aq zullume sa thoni ju,e sa te gjithe po e shohin ,atehere te besosh se monstra nuk do t'i vjedhi zgjedhjet duhet te jesh ose idjot ose i shitur! Rrjedhimisht duhet lene kjo debil-propagande e duhen mbledhur tarallaket qe ke mbajtur mbas vetes per tu impenjur ne ruajtjen e votes.E pompuat sikur gjetet "vaksinen" per te ruajtur zgjedhjet me identifikimin biometrik,dhe krejt pa pritur e ne fshehtesi te plote na del se do behet ne 1 apo 2 qytete! Turp,dil sqaro miletin pse tolerove! Duhet te dish z Lulzim Basha,se je nder pergjegjesit kryesor te gradientit renes te grafikut te ekonomise. Shume njeres e thone hapur kete gje por ka edhe shume e shume te tjere qe vetpermbahen qe te mos i japin sebep Jozit,Patozit,Murrizit Hajdarit,Bregut Bodes,Rulit ,Kullurit e sa e sa te tjreve! Qendrimi juaj i deri tanishem ju diskrediton ,eshte i pa pranueshem! E fundit.Albin Kurti dy dite mepare ka bere nje bisede te gjate me Merkel! Po ju kur do beni ndonje bisede,qofte edhe te shkurter.....!?

Shto koment

Denonco