Sa mandate do fitojë LDK?/ Ja çfarë pretendon Isa Mustafa nga këto zgjedhje

Sa mandate do fitojë LDK?/ Ja çfarë pretendon Isa Mustafa nga këto zgjedhje

22:11, 13/01/2021
A+ Aa A-

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në ‘Çim Peka Live’ i është përgjigjur edhe pyetjes se çfarë pritshmërie ka nga zgjedhjet që po afrojnë dhe sa mandate do të fitojë dhe nëse do bëjë koalicion zgjedhor.

‘Koalicion nuk do bëjmë. Sepse nesër do i dorëzojmë KQZ-së subjektet që janë në koalicion.

Ne kemi vendosur që nuk do bëjmë koalicon.

Ne jemi deklaruar të hapur për disa subjekte të vogla me të cilat kemi bashkëpunuar përpara edhe pse Partia Demokristiane ka bërë kryesisht koalicion me PDK, sa kohë ka qenë Thaçi kryetar.

Por ajo është një Parti Konservatore dhe do ti pranojmë nëse ata bëhen pjesën e listës sonë.

Nëse ata kërkojnë të kenë dy kandidatë do i shtijmë.

Edhe me z. Pacolli kemi biseduar me këtë formë që të pranojnë një numër që ata do të propozojmë, që të jenë në listën tone.

Ne kemi interes me ta në fushën e ekonomisë.

Unë së paku mendoj mandatet që kemi pasur. Unë mendoj që mund ta kalojmë rezultatin me znj. Osmani.

Por duhet të punojmë shumë sepse për një kohë të gjatë nuk kemi punuar me degët për shkak të pandemisë.

Por ajo që më gëzon është që z. Hoti ka filluar të mbajë turbime ne terren dhe kemi një përgjigje shumë të madhe.

Nëse Agim Veliu vjen si propozim i degës së Podujevës, pse jo.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco