Mustafa: Nuk përjashtohet qeverisja me VV! S’kam ambicie për president

Mustafa: Nuk përjashtohet qeverisja me VV! S’kam ambicie për president

21:12, 13/01/2021
A+ Aa A-

Kryetari i LDK, Isa Mustafa deklaroi në Çim Peka LIVE se nuk e përjashton mundësinë e një qeverisje me Vetëvendosjen, madje dhe me Albin Kurtin si kryeministër.

“Ka njerëz që mendojnë se një qeverisje me VV është e mundshme. Një qeverisje me VV nuk është e pamundur. Ne do dëshironim ta kishim kryeministrin, por mbetemi të hapur që nesër të flasim edhe me Vetëvendosjen dhe subjekte të tjera,” tha Mustafa.

“Do doja që qeverisja LDK-VV të vazhdonte, por jemi larg besimit reciprok”, tha ai.

“Ne si LDK kemi gabuar kur kemi vendosur vija të kuqe për subjektet e tjera, pasi nuk e kemi situatën si në Tiranë ku janë dy parti të mëdha,” tha ai, duke shtuar se në Kosovë nuk merret dot shumica pasi 20 vende në parlament janë për pakicat.

“Bashkëqeverisjen e mendojmë si një çështje të bashkëpunimit në fusha që i mendojmë se janë elementare dhe shumë të rëndësishme për Kosovën,” tha ai.

Sa i përket çështjes së presidentit, ai tha se ajo është diskutuar dhe është përpjekur të gjendet gjuha e përbashkët.

“Por nuk e kemi diskutuar me VV. Ka pasur këmbëngulje nga zoti Haradinaj që të jetë kandidat dhe që ta përkrahim,” tha Mustafa. Sipas tij, çështja e presidentit do të rishtohet për diskutim, por do jetë e vështirë gjetja e konsensusit për votim që në raundin e parë.

“Tani për tani e përjashtoj si mundësi që të jem si kandidat si president për shkak të gjendjes sime. Ne si LDK kemi kuadro që mund ta bëjnë këtë punë me përgjegjësi të plotë,” tha Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco