Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Shaqirit të flakur tej nga Erion Veliaj, demokratët e Njësisë 8 ia ringrenë shtëpinë

Shaqirit të flakur tej nga Erion Veliaj, demokratët e Njësisë 8 ia ringrenë shtëpinë

14:31, 13/01/2021
A+ Aa A-

Nga Ina Zhupa.

Në nëntor 2020, bashkë me kryetarin e degës 8 të PD, Pellumb Seferi, takova dhe bisedova me Shaqir Kasmin, banor i njësisë 8, në Rrugën “Muharrem Gurra”, Tiranë, invalid dhe i pamundur financiarisht.

Atij i ishte shkatërruar plotësisht shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, edhe asnjë ditë nuk kishte marr një bonus, asnjë ndihmë, asnjë përkrahje nga qeverisja qëndrore dhe lokale.

Gjatë tërmetin ishte në spital i shtruar, ku i prënë edhe këmbën, ky ishte momenti që autoritetet lokale ta përdornin si mosparaqitje dhe të mos e fusnin as në planin e rindërtimit.

Mjerimi, dhimbja, pamundësia e një njeriu të braktisur nga shteti, preku zemrat e demokratëve të njësisë 8 dhe në një fushatë bamirësie të organizuar nga dega 8 dhe kryetari Seferi arritën t'ia rindërtojnë shtëpinë që Shaqiri invalid të ketë mundësi të jetoi me dinjitet.

Partia Demokratike është partia e njerëzve, Partia që i dëgjon hallet e tyre dhe vë interesat e shqiptarëve të parat. Kjo qeveri ka dështuar dhe ditët e fundit po i kalon si 8 vjet duke u pasuruar dhe dëfryer për vete dhe duke mos përfillur hallet dhe nevojat e njerëzve.



     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco