Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

`Pas Nasip Naços edhe Vangjel Tavo i LSI, bashkohet me Ramën`, vjen reagimi

`Pas Nasip Naços edhe Vangjel Tavo i LSI, bashkohet me Ramën`, vjen reagimi

13:03, 13/01/2021
A+ Aa A-

Ditët e fundit mediat pranë “Rilindjes” kanë nisur një fushatë të fortë me lajme, sipas të cilave mjaft eksponentë të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë duke u bashkuar me PS-në. 

Në një lajm të tillë është përfshirë edhe ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo, për të cilin është shkruar se së shpejti do ti bashkohet veprimit të Nasip Naços, për të kaluar në krahun e Edi Ramës.

Por Tavo në një prononcim për “Standard”, jo vetëm që e ka përgënjeshtruar, por me tone të ashpra ka denoncuar planin dhe tentativën e Edi Ramës për të përçarë opozitën e bashkuar nëpërmjet diversioneve të tilla të ulëta.

“JO. Vangjel Tavo nuk largohet nga LSI. Jam më shumë se kurrë i përkushtuar për largimin e sektit të “Rilindjes” që nuk përfaqëson socialistët e thjeshtë por vetëm një grup shushunjash që thithin gjakun e familjeve të thjeshta. Këto diversione të vjetra të sektit të “Rilindjes” për largime apo sabotime nuk pinë më ujë dhe nuk e shpëtojnë dot nga largimi i sigurt më 25 prill”, ka reaguar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rilindori16/01/2021 11:57

Shiko kush Luan -Ramen e ndal nje uragan i vendosur opozitar....Sot nuk eshte lufta per Parti,por per Shqiperi

FP13/01/2021 16:15

Meqenëse jeni media serioze dhe ju ndjek me vëmendj do t'ju lutem qe kur vendosni titujt e artikujve të jeni më të vemendshëm. " Pas Nasip Naços edhe Vangjel Tavo i LSI i bashkohet Ramës" nenkupton qe tashmë Vangjel Tavo e ka bërë fakt të kryer bashkimin me Ramën, ndërsa në shkrim ju citoni Vangjelin qe thotë krejt të kundërtën. Pra mos praktikoni me forcë " Amatorizmin gazetaresk" se nuk ju shkon për shtat. KLM

Shqiptari13/01/2021 16:05

KUJDES O SHQIPTARE! PO THEMELOHET ALEANCA E QELBESIRAVE!! U BEJME THIRRJE TE GJITHE QELBESIRAVE DHE NDYRESIRAVE TE CDO PARTIE QE T'I BASHKOHEN KESAJ ALEANCE RRETH SATRAPIT TE SURRELIT!! KESHTU EDHE POPULLI E KA ME TE THJESHTE QE T'I DALLOJE DHE TE VECOJE QELBESIRAT, NDYRESIRAT DHE FEKALET E KOMBIT!! PO THEMELOHET UTURAKU I SATRAPIT TE SURRELIT!!

Shkreli - keshilltari mbjelljes se qimeve 13/01/2021 14:26

Ne kohen e Metës kryeminister Tavo mori kalanë e Lëkursit ne Sarande pa paguar kokërr leku. Kontrate emfiteoze!?. E përçudnoi me " projekt" te Shkrelit nga kala ne piceri katundi dhe sla guru kalaje pa e perdorur per haletë e picerise. Tani Edvini qe eshte indian giver qe ne lindje, e ka listen abuzive te Lefterit, Nasipit, Tavos e deri tek Isufi . Keshtu që deri për zgjedhje do përdoren ...për fshirje elektorale bythe . Pastaj ? Kam pershtypjen Tavo hyn ne burg per abuzim me monumentet e kultures, Koka per Currilat, Nasipi per evazion e me rradhe.. Ne kete pike Rama eshte si Nusreti. Rrjep ata qe rrjepin.

Shto koment

Denonco