'Megavjedhje si me Teatrin, porti i Durrësit po i falet kompanisë arabe'

'Megavjedhje si me Teatrin, porti i Durrësit po i falet kompanisë arabe'

11:39, 13/01/2021
A+ Aa A-

Përmes një statusi në Facebook, anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo akuzon qeverinë se njësoj si me Teatrin tashmë është radha e Portit të Durrësit që t'i falet një kompanie arabe. Ndërsa publikon dokumentet e kontratës, Bozdo shkruan se kaq identike është skema e vjedhjes, sa edhe projektligjet ngjajnë si dy pika uji. Qartazi janë hartuar nga e njëjta dorë!

“Kështu, një projektligj i ri, i gatshëm për tu miratuar, do t`i japë Portin e Durrësit një kompanie arabe. Do t`ia japë pa garë, pas një procesi negociimi për të cilin askush nuk di asgjë. Njësoj si me Teatrin, prona publike negociohet pa garë, për një projekt që e di vetëm Edi Rama dhe pjesëmarrësit e darkës së Nusretit,” shkruan Bozdo.

POSTIMI I PLOTE

Pas dy vitesh, e njëjta qeveri përsërit vetveten. Pas projektligjit për Teatrin Kombëtar, ku pasuria publike i falej kompanisë Fusha shpk, tashmë është radha e Portit të Durrësit që t`i falet një kompanie arabe.

Kaq identike është skema e vjedhjes, sa edhe projektligjet ngjajnë si dy pika uji. Qartazi janë hartuar nga e njëjta dorë!

Kështu, një projektligj i ri, i gatshëm për tu miratuar, do t`i japë Portin e Durrësit një kompanie arabe. Do t`ia japë pa garë, pas një procesi negociimi për të cilin askush nuk di asgjë.
Njësoj si me Teatrin, prona publike negociohet pa garë, për një projekt që e di vetëm Edi Rama dhe pjesëmarrësit e darkës së Nusretit.

Njësoj si me Teatrin Kombëtar, megavjedhja do të realizohet brenda ditës, do të ligjërohet me votat e maxhorancës, dhe fitimet do të shkojnë në të njëjtat xhepa.
Njësoj si me Teatrin Kombëtar, ndërtesat e Portit do të shëmben për t`i hapur rrugë ndërtimeve të kompanisë.

Por megahajdutëria nuk ndalet këtu. “Në shitje” ka dalë dje edhe Porti i Vlorës. Edhe ky do të bëhet port jahtesh, ndërsa porti ekzistues nuk dihet se ku dhe me cfarë kostosh do të zhvendoset. Por kësaj radhe skema është më profesioniste: një koncesion 35 vjecar do të vulosë këtë aferë!
Pas kësaj, sipas planeve te Edi Ramës, Shqipëria do të kthehet në republikë jahtesh, sepse portet e mallrave nuk dihet se ku do të jenë!

Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Noni13/01/2021 13:11

    Mbasi ju te opozites , prej 8 vjetesh mendoni se detyra juaj mbetet vetem ne kuadrin e denoncimeve dhe reklamimeve , atehere faji eshte edhe juaji , mbasi , ceta hajdute rilindase , sheshin e kane pasur dhe e kane te lire , kane bere e c'fare s'kane bere ne kurriz te ketij populli e ketij vendi dhe pa ju hyre "asnje gjemb" ne kembe nga ju , te tashme opozites se bashkuar.

    Emit13/01/2021 12:52

    Dergojeni ne gjykaten kushtetuese sapo te votohet ligji.Mos e lini pas zgjedhjeve te 2t prilit.

    t13/01/2021 12:23

    Denoncojini me konferenca shtypi jo me fb e portale,ndryshe lefni kot ose jeni dakort ne heshtje

    Shto koment

    Denonco