Pak ditë para zgjedhjeve, dorëhiqet ministri i Ekonomisë në Kosovë

Pak ditë para zgjedhjeve, dorëhiqet ministri i Ekonomisë në Kosovë

10:58, 13/01/2021
A+ Aa A-

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit në Kosovë, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Kuçi ka njoftuar kryeministrin Avdullah Hoti, për arsye se ai do të vijojë angazhimin e tij politikë, duke mos dashur që kjo gjë të bëhet problem në mbarëvajtjen e procesit.

Më poshtë njoftimi i Kuçit:

Dje, nëpërmes një shkrese, kam kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të lirohem nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Sikur gjatë gjithë mandatit që jam munduar të jem transparentë për çdo veprim, edhe këtë kërkesë për lirim nga detyra po e bëj publike.

Jam i bindur që gjithmonë ka vend për punë më të mirë, por gjatë punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit jam angazhuar pa rezervë që të shtyjmë përpara shumë procese të rëndësishme.

Shpresoj që kabinetet qeveritare të zgjasin me mandate të plota, ngaqë ndërrimi i shpeshtë është dëmi më i madh që u bëhet institucioneve.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco