Osmani në Belgjikë, pritet nga Presidentja e Senatit dhe Kryetarja e Përfaqësuesve

Osmani në Belgjikë, pritet nga Presidentja e Senatit dhe Kryetarja e Përfaqësuesve

09:50, 13/01/2021
A+ Aa A-

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Bruksel, është pritur sot nga të tjerë personalitete të larta të BE.

"Nder dhe kenaqesi e veçante te mirepritem sot ne Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D'Hose dhe Kryetarja e Dhomes se Perfaqesuesve, Eliane Tillieux, - shkroi Osmani në Fb. - Dy gra te jashtezakonshme, me nje vizion te qarte politik per vendin, perkushtim per avancimin e raporteve me Kosoven si dhe per avancimin e perfaqesimit gjinor ne politike dhe pertej.

Ne? Parlamentin e Belgjikes, ne? takim me Presidenten e Senatit, Stephanie D'Hose dhe Kryetaren e Dhome?s se? Pe?rfaqe?suesve, E?liane Tillieux i falënderova pe?r mbe?shtetjen qe? e ka ofruar Belgjika pe?r popullin e Kosove?s ne? kohe?t me? te? ve?shtira, si dhe për procese te? ndryshme strategjike ne? faze?n e shtete?nde?rtimit te? vendit, duke theksuar re?nde?sine? e madhe qe? ka partneriteti i Kosove?s me Belgjike?n pe?r finalizimin e procesit te? integrimit te? Kosovës".

Dje Osmani u takua me Presidentin e Parlamentit Evropian, z.David Sassoli: "Patëm diskutime të frytshme lidhur me tejkalimin e sfidave në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Ritheksova përkushtimin e Kosovës për të kryer reformat e nevojshme të cilat janë në interes të qytetarëve tanë".

Po ashtu u prit edhe nga Komisioneri per Fqinjesi dhe Zgjerim, z.Oliver Varhelyi: "Diskutuam per nevojen qe perspektiva evropiane e Kosoves te shnderrohet nga fjalet ne vepra. E falenderoj Komisionerin per gatishmerine per bashkepunim si dhe angazhimin qe kerkesa per liberalizim te vizave per qytetaret e Kosoves te jete sa me e zeshme," theksoi Osmani në rrjetet sociale. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco