Fred Abrahams: Rama është kthyer në autoritar, trajtimi që i bëri Teatrit është i turpshëm

Fred Abrahams: Rama është kthyer në autoritar, trajtimi që i bëri Teatrit është i turpshëm

22:35, 12/01/2021
A+ Aa A-

Fred Abrahams, aktvist i Human Rights Watch, në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Show me gazetarin Adi Krasta, jo vetëm që nuk i ndali kritikat ndaj Ramës, por e cilësoi atë edhe një si një lider autoritarist.

‘Duhet të tregohem i sinqertë. Jam shumë i shqetësuar.

Kur botova librin tim për tranzicionin në Shqipëri  pas komunizmit që u botua në vitin 2015, pas kësaj kam punuar në zona të tjera të botës.

Tani po i kushtoj një vëmendje më nga afër Shqipërisë dhe më duhet të them që jam i shokuar se ky ka arritur ky vend.

Nëse më pyesni nëse Shqipëria është më demokratike sot se në vitin 2013 nuk jam i sigurtë nëse mund tju jap një përgjigjë Po, por mund tju them Jo.

Sulmet ndaj medias, përpjekjet për të kaluar ligje jo demokratike për rregullimin e medias, janë thelbësisht shkatërruese

Përçmimi i tij ndaj medias, mungesa e respektit, mënyra se si u trajtua çështja e Teatri Kombëtar, është e turpshme

Mund të diskutohet nëse duhet një teatër i ri, dhe mënyra se si u trajtua kryeqyteti sikur të ishtë një tablo ku Rama mund të pikturonte çfarë të donte, të gjitha këto janë pjesë e një trashgimi të autoritarizmit në Shqipëri.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco