VIDEO/ Basha: Qeveritarët e biftekut 1000 dollarë do japin llogari, ndryshimin do ta sjellim ne!

VIDEO/ Basha: Qeveritarët e biftekut 1000 dollarë do japin llogari, ndryshimin do ta sjellim ne!

10:51, 12/01/2021
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dhënë një mesazh të fuqishëm qytetarëve sot, duke theksuar nevojën për ndryshim, në kushtet e një qeveria që vetëm për paratë e veta dhe jo për qytetarët, një qeverie e abuzimeve “njëmijë dollarë bifteku”, siç e cilësoi Basha në një prononcim për mediat.

“Kjo është një qeveri që mendon vetëm për veten e vet dhe për paratë e veta dhe jo për paratë tuaja, të dashur qytetarë.

Është koha për ndryshim, koha për një qeveri që të mendojë për hallet tuaja.

Është koha që qeveritarët që abuzojnë me pushtetin dhe paratë tuaja të shkojnë para drejtësisë.

Është koha të kemi një qeveri që jep zgjidhje për problemet tuaja në vend që të merret nga mëngjesi deri në darkë me vjedhjen e pasurive tuaja. Është koha për ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjellim ne.

Kjo qeveri nuk e ka në listë qytetarin dhe kjo është arsyeja pse shqiptarët edhe pas tërmetit, edhe pas përmbytjes janë harruar e ata darkojnë me fatura të kripura njëmijë dollarë bifteku.

Ata e kanë harruar kush është misioni. Ky është një kryeministër që mendon për paratë e veta.

Të dashur qytetarët, është koha për ndryshim, koha që qeveritarët që abuzojnë me paratë tuaja të shkojnë para drejtësisë.

Është koha për ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjellim ne.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco