Edi Rama e solli 'kontrabandë' vaksinën, zbulohet se nga cili shtet

Edi Rama e solli 'kontrabandë' vaksinën, zbulohet se nga cili shtet

10:23, 12/01/2021
A+ Aa A-

Në të gjithë vendet e botës duke përfshirë edhe ato të rajonit tonë, mbërritja e vaksinës anti-Covid ka qenë një eveniment zyrtar dhe në transparencë të plotë. Edhe presidenti i Serbisë doli përpara kamerave për të pritur sasitë e pata të mbërritura me faturat dhe kontratën përkatëse nga kompania Pfaizer.

Kurse në Shqipëri vazhdon që të mbahet një sekret sa i çuditshëm aq edhe dyshues. Nuk dihet nga cili shtet kanë ardhur, me çfarë kushtesh dhe sa është sasia reale. I gjithë ky mister dhe konspiracion që po mbahet nga vetë kryeministri, të krijon përshtypjen dhe dyshimet se kemi të bëjmë me një kontrabandë të vaksinës.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Prof.Asoc. Gazmend Koduzi, nga Departamenti i Shëndetësisë pranë PD-së, ka deklaruar për këtë çështje, se sipas disa informacioneve që posedon, vaksinat kanë ardhur nga Gjermania. Më tej Koduzi shton, se ato nuk janë siguruar pas një komunikimi shtet me shtet.

“Nuk ka ardhur shtet më shtet. Nuk e ka sjellë shteti gjerman për shtetin shqiptar. Këtë informacionin unë. Kaq! Kanë ardhur nga Gjermania, por nuk i ka sjellë shteti gjerman. Personat që ma kanë thënë janë të besuar, në Shqipëri, që kanë informacion”, deklaroi ai.

Gjithashtu Koduzi, pranë Departamentit të Shëndetësisë në PD, është shprehur se nisja e vaksinimit të hënën e 11 Janarit ishte një strategji e kryeministrit për të shuar indinjatën pas darkës që bëri bujë në Dubai.

“Unë nuk besoj që z.Rama ta humbiste këtë rast për të bërë show. Erdhën menjëherë dhe unë mendoj që erdhën për të thyer atë indinjatë që kishte shpërthyer në rrjetet sociale pas asaj darke luksoze që bënë qeveritarët shqiptarë në Dubai, kur Shqipëria është nën ujë, kur qytetarët po I humbasin shtëpitë, po rrezikojnë jetët e tyre. Kryeministri Rama su mjeshtër i PR, i gjeti ku i gjeti, i nxori. Nuk u lajmërua. Dhe vaksinat janë produkt farmaceutik dhe nuk shkojnë të blihen në supermarket, pra është planifikuar minimum disa ditë para. Do merrej leje importi. Nuk hyjnë dot kështu në Shqipëri, vaksinat. Pra, dhe Ministria e Shëndetësisë e ka pasur këtë informacion. Të gjithë këto elementë, ne na bëjnë të dyshojmë që z. Rama e ka përdorur këtë moment, mënyra si e nxori nga xhepi si një magjistar, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga indinjata e thellë, nga ajo situatë që ishte krijuar. E ka për detyrë kryeministri që të bëjë transparencë”, deklaroi Koduzi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir15/01/2021 08:39

Vaksinat i solli Sorosi per te larguar vemendjen e skandalit te Dubait.

emigrant12/01/2021 15:11

Kulmi i hipokrizisë por edhe paturpësisë së Ramës. është se ju vërsul opozitës e mediave duke i akuzuar se përhapin teori konspirative. Në fakt ai ësht politikani kampion i sjelljeve konspirative. A nuk e filloi ai karrierën e tij si kryeministër me marrëveshjen e fshehtë konspirative për sjelljen e armëve kimike të Asadit në Shqipëri ? A nuk është ky kryeministër që duke dashur të fshehë trafikun e drogës me avionë, gënjeu publikisht duke thënë se ato avionë po përdoren për spërkatje kundër mushkonjave ? Ndroi tre ministra të mbrendshëm dhe për asnjerin nuk u deklarua publikisht se cilat ishin arsyet. Ky a nuk është një veprim konspirativ ? Të shkojmë tek "darka e fundit në Dubai" Përse duhej bërë një marëveshje konspirative me një biznesmen arab për ti falur atij qindra hektarë tokë në Durrës e Tiranë, pasi ai do të investokërka në Shqipëri disa miliardë euro ? Derisa marëveshja bëhet në fshehtësi vetëm me një kompani e jo me konkurs, a nuk është ky një veprim konspirativ që bie erë të qelbur korrupsioni ? Komentohet se një kuti me vaksina të Kovidit, në sajë të miqësisë që paska Rama me një vend të BE, paska ardhur fshehurazi në Shqipëri. Çdo veprim shtetëror që bëhet fsheurazi e personalisht qoftë edhe nga një kryeministër, lë shteg për abuzime konspirative.

ramovic12/01/2021 14:47

o gomar. kan ardh nga serbia. ja solli vucici dorazi shpejt e shpejt per te terhequr vemendjen nga darka e nusretit. ndihme per vella edin. gjithmone serbia i ka shpetuar komunistet shqiptare. nga gjermania thote ky zari.

Gj 12/01/2021 10:48

Familja ime nuk i besin vaksines,,,aq ,me teper Edvin mashtrusit horrit.

Shto koment

Denonco