Vijon show dhe propaganda/ Rama sërish te Air Albania, ja kush do vaksinohet sot

Vijon show dhe propaganda/ Rama sërish te Air Albania, ja kush do vaksinohet sot

10:14, 12/01/2021
A+ Aa A-

Në një kohë kur dozat e vaksinave janë me pikatore, e ditën e sotme pritet të kryhen 60 të tilla, kreu i qeverisë Edi Rama e ka parë me vend që të jetë sërish sot në ambientet e Air Albania. Para tij për të bërë gati terrenin për kamerën e ertv-së kishte shkuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe për ti vënë vulën se vaksinat janë në dorë të sigurt, e gjithë godina e stadiumit është rrethuar me punonjës të policisë.

Rama qendroi vetëm pak minuta brenda ambienteve të stadiumit, ndërsa mbetet e paqartë se pse ishte e nevojshme prania e tij edhe sot, ndërkohë që axhenda do të vijojë në qytetin e Fierit, ku do të presë delegacionin turk për ndërtimin e spitalit të ri rajonal.

Ndërkohë mesohet se gjatë ditës së sotme pritet që të vaksinohen epidemiologët, operatorët shëndetesore, mjekët dhe infermieret në vijën e parë të përballjes me Covid, ndërkohë që në të gjithë ambientet e Air Albania është vërejtur një prani e madhe policore.

Dozat e vaksinës Pfizer që kanë mbërritur në vendin tonë ruhen në ambientet e ISHP-së dhe shoqërohen me makina policie gjatë momenteve që transportohen te Air Albania.

Të gjithë personat që do të marrin vaksinën, ishin në ambientet e jashtme të stadiumit, dhe vetëm pas mbërritjes së Ramës u lejuan që të futeshin brenda tij, ku dhe do të marrin dozën e parë të vaksinës anticovid.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco