Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Menyja e Dubait 'përfshin' bregdetin e Jugut, Durrësin e Përmetin!

Menyja e Dubait 'përfshin' bregdetin e Jugut, Durrësin e Përmetin!

09:39, 12/01/2021
A+ Aa A-

Marrëveshja për të cilën nuk është folur, u jep një status të privilegjuar investitorëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Nuk parashikohet vetëm ndërtimi i portit të Durrësit, por si synim kryesor ka dhënien e pronave shtetërore në bregdetin e jugut kompanive që duan të ndërtojnë për turizëm. Kryeministri, në vizitën e tij më 26 nëntor në Abhu Dhabi foli vetëm për firmosjen e një marrëveshjeje për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Spitallë dhe Durrës, por nuk tregoi se, investimet e tyre do përqendrohen kryesisht në tre pika: Futja në portin e Durrësit, në industrinë e turizmit dhe të logjistikës në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil, dhe në zonën e Përmetit.

Duket se ajo që u intereson sheikëve të Emirateve të Bashkuara është bregdetit i jugut nga Vlora në Ksamil, dhe qyteti i Përmetit në mënyrë të veçantë. Edhe kjo është pjesë e marrëveshjes së firmosur nga Rama. Projektet do të zhvillohen në bazë të ligjit “Për investimet strategjike” dhe ligjin “Për Turizmin”, që u miratuan në vitin 2015, dhe qartazi është shoqëruar me një numër të madh vendimesh në dëm të pronarëve të ligjshëm të tokave.

Në këtë ligj, veç të tjerave, parashikohet investim strategjik dhe ngritja e një hoteli ose resorti turistik në vlerën deri në 5 milionë euro dhe që punëson deri në 80 persona. Qeveria me këtë ligj i jep të drejtë vetes të bëjë shpronësime publike në interes të privatit, të cilin në këtë rast e ka quajtur “investitor strategjik”. Për ta kuptuar më thjesht, shteti bën shpronësime siç bën në rastet kur do i duhet të ndërtojë rrugë apo vepra të tjera publike, por që këtë herë ia vë në dispozicion privatit ose me qira një euro, ose ia kalon në pronësi siç parashikon “Ligji për Turizmin” i miratuar në vitin 2015.

Ndërkohë që ka nisur regjistrimi i pronave që do të bëhet në jugun e vendit, në 80 për qind të tyre kanë statusin e “tokës bujqësore” dhe ndërtimet që janë bërë aty nuk njihen ende si tokë truall. Përveç kësaj shteti ka të drejtë të vërë në dispozicion të investitorit strategjik të gjitha pronat shtetërore te të cilat ai kërkon të kryejë investimet, madje ta plotësojë dhe me dokumentacionin përkatës.

Më 24 dhjetor 2020, qeveria ndërmori një tjetër vendim ku paraqiste dhe hartat ku toka njihej si truall apo tokë bujqësore. Çuditërisht, vendi i përzgjedhur në Durrës nga Kompania në fjalë për të ndërtuar portin e Durrësit. Hartat janë bazuar në vijat kufizuese të vitit 1938-1941. Janë tokat nga Porti i Durrësit deri në Currila, të cilat njihen si tokë bujqësore dhe kompensohen vetëm me 500 lekë metri, megjithëse ato janë kthyer në tokë truall që gjatë periudhës së komunizmit. Si të tilla njihen dhe tokat e Bregdetit të Vlorës, Himara që kufizohet vetëm në Himarën e vjetër, Palasa, Dhërmiu, Borshi, Qeparoi, Lukova, një pjesë e mirë e Sarandës dhe i gjithë Ksamili.

Kompania

Kompania e përzgjedhur që do të ndërtojë portin e Durrësit, është e njëjta kompani që ka marrë përsipër ndërtimin e Waterfront, në Beograd projekt i firmosur nga Presidenti aktual Aleksandër Vuçiç në vitin 2012, asokohe kryeministër por që ka hapur shumë debate në shtetin fqinj dhe dyshohet se pas tij fshihen afera korrupsioni. Projekti në fjalë ka nisur në vitin 2014 nuk ka mbaruar ende dhe sot pas shtatë vjetësh, ndërkohë që në Serbi mediat ndërkombëtare raportojnë se është hapur dhe një hetim për këtë çështje, pasi jo vetëm nuk është kryer investimi i premtuar por është shkatërruar dhe qendra historike e Beogradit nga shembjet atje.

Waterfronti do shtrihej përgjatë lumit Dava, një zonë e lakmueshme në Beograd. Revista Forbes në vitin 2016 shkruan se, projekti është mbajtur sekret dhe është hartuar në Emiratet e Bashkuara, por nuk është zbardhur për publikun. Në vitin 2019, zyra e antikorrupsionit serb, ka hapur një çështje për hetimin e lidhjes së kontratave të lidhura me kompaninë, por dhe të trajtimit të pronës në këtë vend.

Hije për lidhje të dyshimta korruptive kanë hedhur në shkrimet e tyre dhe mediat më prestigjioze të botës. Revista Forbes në shkrimin e datës 8 dhjetor 2016 me titull “Shakaja e keqe e Abhu Dabit me Waterfrontin e Beogradit” shkruan se për realizimin e marrëveshjes qeveria u detyrua të shkelte dhe ligjet e veta, madje më pas t’i ndryshonte ato.

“Nuk u krye kurrë një proces i hapur tenderimi siç është procedura standarde e operimit në këto raste. Madje kur u vu re që qeveria po shkelte ligjet e veta që kishin të bënin me planin urbanistik të Beogradit, atëherë u detyrua t’i ndryshonte ato në favor të projektit”, citon revista Forbes në artikullin e saj.

“Protestuesit e grupimeve Ne davimo Beograd (Mos e mbysni beogradin), paralajmërojnë se zhvillimi i projektit mund të bëhet fokus për pastrimin e parave”, shkruan Financial Times në të njëjtin vit.

Presidenti i Emaar Group, Muhammed El Alabbar, i njëjti që po ndërton dhe në Beograd, ka marrë përsipër ndërtimin e portit të Durrësit dhe 2000 apartamente në këtë qytet, dhe në dhjetor të vitit 2020, vetëm nëntë ditë pasi parlamenti kishte ratifikuar marrëveshjen vizitoi qytetin e Durrësit. Rama, në takimin me të në 12 dhjetor ka folur dhe për ndërtimin e Durrësit të Ri, që duket se është një projekt i ngjashëm më atë të Waterfrontit në Serbi.

“Këtu është vendi ku do ndërtojmë Durrësin e ri. Ndërkohë mund të nisim me ndërtesat, pasi mund të nisim paralelisht punë si për sa i takon infrastrukturës ndihmëse ashtu edhe pallateve. Këtu kemi një ndërthurje të panoramës së bukur dhe të një infrastrukture të jashtëzakonshme për të gjithë”, – tha Rama.

Duhet theksuar se Zoti Mohammed El Alabbar ishte dhe pritësi i delegacionit shqiptar në Dubai, darka e të cilëve në restorantin Nusret, gjatë kohës që këtu ndodhnin përmbytjet bëri xhiron e rrjetit. Një fakt që u pranua dhe nga kryeministri Rama.

Hetimi

Duket se pas kësaj marrëveshjeje qëndrojnë hije dyshimi, për një megaaferë që po bëhet me pronën publike. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili gjatë një konference për shtyp duke iu referuar pikërisht kësaj marrëveshjeje, tha dje se SPAK duhet të jetë më i vëmendshëm se kurrë, pasi po shqyhet prona publike.

“SPAK sot duhet të jetë në alert më shumë se kurrë. Asnjë deklaratë mbështetjeje për SPAK, në shqip apo në anglisht nuk ka asnjë vlerë në rast se ai nuk lëviz, nuk aktivizohet dhe nuk ngrihet në këmbë për të goditur këto paligjshmëri të cilat ulërasin e të cilat kërkojnë përgjigje. Po shqyhet Shqipëria, prona e saj publike, interesat e saj ditën për diell. SPAK ose vepron sot ose nesër do të jetë patjetër në bankë e të akuzuarit, së bashku me të gjithë këta që kanë kryer akte shumë të rënda dhe të cilat më e pakta do të ishte që të ishin përpara drejtësisë dhe mbrapa hekurave”, thotë Vasili.

Sipas tij ishte pikërisht kjo marrëveshja arsyeja e darkës së shtrenjtë në Dubai, në ditën e përmbytjes.

“Dhe konkretisht në tavolinën e darkës ka edhe një menu tjetër. Kjo është edhe menuja e vërtetë, që të dini se çfarë shqyen në atë darkë. Në atë darkë ishin 3 projekte, pikërisht pjesë e kësaj marrëveshjeje: rizhvillimi i Portit të Durrësit, mundësitë e investimeve në industrinë e turizmit, bujqësisë dhe logjistikës së Vlorës, Sarandës, Ksamilit dhe e treta investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit. Pra të gjithë këto zona me një potencial të jashtëzakonshëm turisti, me mundësi të jashtëzakonshme, që nëpërmjet garës së hapur, konkurrimit të ndershëm, themelit të një shoqërie demokratike, por që bën biznes të ndershëm, janë tashmë objekt ndarjeje e shitjeje, pa asnjë konkurrim e asgjë, dhurata reciproke që Shqipëria i bën kujt i intereson”, ka thënë nënkryetari i LSI./MAPO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkreli - keshilltari mbjelljes se qimeve 12/01/2021 10:32

Nga experience shqiptare me investiture arabe ( perjashto xhamite per te cilat skane kursyer) eshte tragjike. Al Karafit ju dha Linza, Sheratoni, dhe plazhi . Solli egjyptiane per manaxhim , e deri ne kamariere. Degradoi cdo asset ne nivelin qe oligarket katundare shqiptare te blinin per nje cope buke assetet kombetare. Ska nevoje per reference te tjera imagjinare 3d qe vijne nga lakmia e rilindareve per te ngrene tek Nusreti. Me ke tall bythen Edvin Kolera? Delet ? Do ta shohim.

...12/01/2021 10:01

Votoni kunder mostrave te rilindjes me 25 Prill! Nuk ka rendesi se kujt ja jepni voten, por jo ketyre...

Gj 12/01/2021 09:54

robt ku i kan ,se fajin e kan gjith populli me intelektualet dhe njerzit qe e duan shqiperin qe,,nuk i terheqin zvarr kurvat

Shto koment

Denonco