KLSH nis hetim urgjent për rrugën e Borshit: 13,7 mln euro që i shfarosi një shi

KLSH nis hetim urgjent për rrugën e Borshit: 13,7 mln euro që i shfarosi një shi

09:32, 12/01/2021
A+ Aa A-

Mbi 13.7 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës së Borshit nga ana e kompanisë “Salillari” i morën me vete në det, vetë, disa orë shi që përmbyti rrugën.

Rruga “e rikonstruktuar” rrezikon të marrë me vete edhe disa banesa rreth saj, zhvillime me rrezik këto që kanë vënë në lëvizje Kontrollin e Lartë të Shtetit për të kontrolluar punën e kompanisë “Salillari”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur një grup kontrolli për të verifikuar të gjithë procedurën e realizuar për punimet e kryera përgjatë viteve të fundit në aksin nacional rrugor Himarë-Sarandë pas situatës problematike të shfaqur në fshatin Borsh.

Një ekip i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nisur menjëherë verifikimin e procedurave të kryera nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar për punimet e kryera pak kohë më parë dhe mirëmbajtjen e saj.

Duket se kjo është hera e parë që KLSH nis kontroll urgjent  pranë ARRSH-së me me urdhrin e e kreut Arben Shehut

Por jo vetëm për Borshin. Kontrolli i Lartë i Shtetit po verifikon me imtësi gjithashtu dhe procedurat e disa akseve rrugore të tjera në  vend, që po njesoj i mori me vete shiu. Rruga e Borshit që u shemb i përket zonës D të rajonit jugor Vlorë - Gjirokastër,  350 kilometra me vlerë 13.7 milionë euro, ku u shpall fitues një konsorcium i “Elicatechnical Commerce Societa” dhe  i “Salillari sh.p.k.”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco