Konflikt interesi? Mazniku: Po joshim investitorët me çdo mënyrë

Konflikt interesi? Mazniku: Po joshim investitorët me çdo mënyrë

21:48, 11/01/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, hodhi poshtë akuzat se ka një konflikt interesi që zyrtarët më të lartë të qeverisjes po darkonin në një restorant luksoz në Dubai me paratë e paguara nga një kompani private.

Duke folur në Çim Peka LIVE, Mazniku tha se “duhen përdorur të gjitha mënyrat e mundshme të ligjshme që t’i joshim investitorët të vijnë në Shqipëri”.

“Ju kanë joshur juve ata,” tha Peka.

Mazniku tha se ata ishin aty për një marrëveshje teknike. “Nuk ka marrëveshje teknike nga një njeri politik si ministri,” tha Peka.

Ndërkohë nga studio u tha se edhe momenti kur u bë vizita është një skandal, pasi Shqipëria ishte përmbytur.

“Aty me ne kishte katër grupe gazetarësh, që kanë filmuar takimet, kanë bërë intervista dhe janë transmetuar në TV publike,” tha Mazniku.

Sipas tij, në Dubai kanë konsumuar edhe në restorant tjetër, ndoshta më të shtrenjtë se ai i Nusretit. Mazniku tha se janë paguar të gjitha nga investitori.

Sa i përket gruas së Endri Fugës, këshilltarit të Edi Ramës, Mazniku tha se ishte i ftuar aty si person privat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mondi12/01/2021 09:27

A perfshhet dhe ulja e brekeve ?

Bashkiaku12/01/2021 02:18

Cfare ka parasysh ky “me cdo menyre”? Dmth ky ja ka lene dhe bythen arabeve?

Arberi 12/01/2021 02:07

O Maznik merja ne goje atij Arabit qe ta joshesh

Shto koment

Denonco