Kufiri detar me Greqinë, gjeneral Ahmetaj: Dështim i frikshëm i Sulltan Surrelit!

Kufiri detar me Greqinë, gjeneral Ahmetaj: Dështim i frikshëm i Sulltan Surrelit!

12:48, 29/12/2020
A+ Aa A-

Ish-zv.shef i Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Piro Ahmetaj, komenton vendimin e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, duke e cilësuar këtë një dështim të frikshëm të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Në një postim të gjatë në “Facebook” mbi këtë çështje, gjeneral Ahmetaj shkruan mes të tjerash se “Qeverisa Shqiptare ka “vulosur me sukses dështimin” për t’i zgjidhur mosmarrveshjet në detin Jon nëpërmjet negiciatave dypalëshe, ndërsa pala Greke e ka “legjitimuar me dekret sovranitetin detar në 12 milje””.

Ja potimi I plotë:

Dekreti i për zgjerimin me 12 milje dështim i frikshëm i Kryeministrit në ikje

Të nderuar bashkëKombas. 

Në respekt të mijëra mesazheve mbas dekretit të Athinës zyrtare për zgjerimin nga 6 në 12 milje në detin Jon dhe pa mundësi t’Ju përgjigjem “emër për emër”, po paraqes një përmbledhje të shqetësimeve strategjike të publikuara 6 muajt e fundit, mbi këtë çështje të nxehtë!

#Sëpari, si njëri nga Ju, por me statusin e një eksperti në peshimin e interesave gjeopolitike të RSH, i bashkohem revoltës mbarëkombëtare ndaj dështimit të frikshëm të Qeverisë, në fakt ndaj SulltanSurrelit, pasi besoj se: “të gjithë Ne, përvëç S. Ballës & B. Haxhiut, e dimë që në 7 e kusur vjet, RSH s’ka as Ministra, as zv/Ministra, as Ambasadorë, as negociatorë, por vetëm Ai, udhëheqësi i gjithëditur dhe i gjithëpushteshëm”.

#Sëdyti, e ndjej përgjegjësi të qartësoj 6 arsyet madhore të dështimit të frikshëm të Qeverise ndaj interesave detare të RSH në detin Jon, por/dhe jo vetëm:

1. #Fatëkeqësisht, Qeverisa Shqiptare ka “vulosur me sukses dështimin” për t’i zgjidhur mosmarrveshjet në detin Jon nëpërmjet negiciatave dypalëshe, ndërsa pala Greke e ka “legjitimuar me dekret sovranitetin detar në 12 milje”. Kështu, as Kryeministri sotëm, as Ai/Ajo, mbas Tij, (jo me grupet teknike) nuk mundet të negociojnë, sovranitetin territorial (detar), pa çfuqizuar dekretin në fjalë. Edhe më thjeshtë, e ngjashme me ligjin e luftës “mbetur ashtu si një reminishencë” por që ka fuqi/impakt mbi interesat e shqiptarëve, pronat e qytetarëve të Çamërisë, fesë bektashiane, etj por nuk mundet të ndryshohet pa vendimarrje proporcionale (dekret të posacëm)!

2. Vetëm për shkak të Kryeministrit, Republika (#joSulltanata!) e Shqipërisë është e kërcënuar seriozisht në mos e kapitulluar edhe në proçesin drejt Gjykatave Ndërkombëtare, ose e thenë më qartë, RSH kërcënon të humbasë hapësira detare me interesa kritike ekonomike në detin Jon. Dhe dihet, se Greqia zotëron ekspertizë nga më të mirat në botë për të drejten detare, ndërsa Ne, ndërsa “sidomos fb dhe llogje kafenesh”, kemi me bollëk “patriot folklorik dhe bollshevik” por nuk kemi shtetarë të përgjegjshëm, ekpertizë të ndriçuar dhe negociatorë të aftë për tu përballur dhe mbrojtur interesat kombëtare në institucione apo gjykatat ndërkombetare !

3. Përqasja shtetërore, si e “Sulltanit të Madhërishëm”, mungesa e transparencës në bisedime (sikur negociohej për bunkerin e surrelit apo skulpturat e babait); mos-reagimi i institucioneve të larta shtetërore për heqjen pa ligj të bazës detare ushtarake të Sarandes (ndërkohë që shteti fqinj planizon rritje të perezencës ushtarake); shpërdorimi i mavro-negiciatorëve apo propagandës mediatike (Po/Jo) për ta devijuar te detajet, kompasi, ngjyrat e detit, emocionet e nacionalisteve te rrjedhur se: “s’ka ndodhur asgjë për tu shqetësuar, pasi si çdo vend, Greqia është në të drejten Sovrane për zgjerimin me 12 milje, etj”, të padenja për një vend anëtar të NATOs si dhe kandidat (që mbas drekës së korkodilit, udhëheqësi sukseshëm nga 3 i bëri 18 kushte) për udhëtimin drejt BE-së!

4. Riciklimi cinik te kali i betejës politike rreth marreveshjes së 2009 (e cila nuk ekziston më, pasi në 2010 është rrezuar nga Gjykata Kushtetuese), dhe përqasja Enveriste për të gjetur armiq (aty ku s’ka naftë) por jo zgjidhje e gjej si përpjekje mjerane dhe dëshpëruese por dhe si një faktor thelbësor të dështimit të turpshëm të “Udhëheqësit të Lavdishëm”, jo vetëm në këtë rast!

5. Besoj nuk po themi ndonjë sekret, por RSH nuk zotëron kapacitete të afta për të ushtruar autoritetin e plotë shtetëror, për të mbrojtur apo dhe ndaluar shfrytëzimin e paligjshëm të pasurive kombëtare në hapërisat e saj detare, ende pa u zgjidhur me marrëveshje apo nga gjykatat ndërkombëtare ?!

6. Ndërsa, përtej impakteve ndaj interesave të RSH të sipërcituara, përqasjen e mënçur (sigurisht edhe dinake), përgjegjshmërinë e lartë ndaj interesave kombëtare, si dhe masave shtetërore të mirë-orkestruara diplomatike, shtetërore, mediatike dhe institucionale të vendit fqinjë, e peshuar në kontekstin e gjeopolitikës mesdhetare, adresimin (mbas dekretit/faktit të kryer) në Gjykatën Ndërkombëtare, si dhe insinuatat e medias greke për “grupin e ishujve të Jonit Verior”, i gjej si një fitore historike për interesat e Greqisë, pasi zgjerimi në 12 milje, e bashkëlidhur me marrëveshjet me Italinë & Egjyptin, mundet të shihen si realizim i një ambcie shekullore & si përmbushjen e objektivit të SSK të në 38 vitet e fundit!
Thënë sa më lartë, si dhe në 6 opinonet bashkëlidhur, nuk pretendoj të privatizoj të vërtetën e fundit, por vetëm të kontriboj me kapacitetin e një ekperti me edukim dhe 25 vjet ekperiencë për negociatat gjatë/pas anëtarësimit në NATOs si dhe peshimin e interesave kombëtare.
Në të kundërt, lutem kujdo që ka interes, pyetje, rezerva ose komente, mos hezitoni të m’i adresoni në facebook ose tel – 0698594210, dhe Ju siguroj se do të adresohen me respekt !
me përkushtim, përulësi përgjegjshmëri Gjeneral ® Piro AHMETAJ 

#Shënimshtesë: Për këdo që ka interes për një pamje të zgjeruar, më poshtë gjeni #7link-et me 7 të dedikuara kësaj marreveshje si dhe interesave detare dhe gjeopolitike të RSH në mesdhe:

(1) Mbi heshtjen cinike të Qeverisë për konfliket dhe interesat kritike në Mesdhe = http://www.panorama.com.al/kriza-ne-mesdhe-kambana-lufte…/
(2) Mbi marreveshjen mes Greqise & Italisë si dhe impaktet ndaj RSH = https://www.facebook.com/609059395/posts/10159130730664396/?d=n
(3) Mbi duartokritjet e Kryeministrit për të “drejtën sovrane te zgjerimit te Greqise nga 6 me 12 milje” (ambicje shekullore dhe objektiv strategjik ne 38 vitet e fundit); https://www.facebook.com/609059395/posts/10158953093324396/?d=n
(4) Për dorovitjen e oligarkeve me bazën ushtarake Detare të Sarandës, http://www.standard.al/…/kryeministri-ne-ikje-dorovit…/
(5) 12 pikpyetje për zgjerimin me 12 Milje = https://www.facebook.com/609059395/posts/10158953093324396/?d=n
(6) Mbi efektin (nëse) shtimin e prezencës ushtarake në ishullin Othonoi = https://www.facebook.com/609059395/posts/10159130730664396/?d=n si dhe
Reagimin profesional mbas sulmeve të guzhines së djallëzuar të mediave greke dhe portaleve të paguara në Tiranë, ndaj peshimit strategjk të prezencës ushtarake dhe konfirmimit të PM të mençur të Greqisë Z. Mitsotakis, se: “kemi renë dakord me homologun Rama (siç ndodhi në fakt), se do të zgjerohemi fillimisht me 12 milje dhe pastaj të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare !?) = https://abcnews.al/u-sulmua-nga-mediat-greke-per-komentin…
(7) Mbi interesat kritike detare të RSH: http://www.panorama.com.al/kombi-syte-nga-deti-perendimi…/

Faleminderit 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco